Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lushtaku: Situata në veri dramatike, Kurti i ka veshët, por jo për të dëgjuar

    07/11/2022 18:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Serbët nuk po duan të punojnë më në institucionet e Kosovës. Politikanë, gjyqtarë e policë dhanë dorëheqje nga detyrat e tyre.

    Këtë skenar dhe krejt situatë në veri, Sami Lushtaku i PDK-së, po e sheh dramatike.

    Fajin kryesor, sipas tij e ka Serbia.

    “Situata është e atillë që asnjëherë nuk është më e komplikuar sesa tash. Fajtore gjithmonë është Serbia sepse edhe policia edhe qytetarët në veri ndikohen prej presidentit serb, Aleksander Vuçiq”, theksoi Lushtaku.

    Megjithatë një hise të fajësisë ky ia le edhe kryeministrit Kurti.

    “Është mirë Kurti me mendu që Kosova nuk është as Francë, as Gjermania e as Angli. Ne jemi një fuqi, që e dimë çfare jemi. Problemi i Mitrovicës është mirë të zgjidhet politkisht. Jo me pasë këso situata çfare i kemi”, vlerësoi Lushtaku për “Front Online”.

    Lushtaku pati këtë përgjigje kur u pyet nëse ka ndonjë thirrje për shefin kosovar të ekzekutivit lidhur me situatën në veri.

    “Nuk i bëj thirrje Kurtit. Ai nuk dëgjon hiç. Ai vesht i ka, por jo për me dëgju. Mirë është më i dëgju miqtë tonë amerikanë. Nuk po thom as mu shty as mos mu shty vendimi për targat. Problemi i Mitrovicës mund të zgjidhet vetëm me miqtë tonë, Amerikën e BE”.

    SHBA dhe BE kanë bërë thirrje që të krijohet Asociacioni.

    Këtë kërkesë e artikuluan të dielën edhe qytetarët serbë, të cilët u mblodhën për të protestuar në Mitrovicën e Veriut.

    Ish-ministra e drejtorë policorë në Kosovë kanë riktheksuar se situata në veri nuk është aspak e qetë.

    Artikuj të ngjashëm

    I tha të shkojë tek psikiatri, Lladrovci i përgjigjet Sami Lushtakut

    Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

    Lushtaku: Kurtit atë ditë që i humb zgjedhjet ka me ik prej Kosovës

    Të Fundit

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.