Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pas sulmeve vdekjeprurëse në Afganistan, vjen paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Mund të ketë makina bombë ose raketa…

    27/08/2021 15:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Trupat amerikane në Kabul po përgatiten për më shumë sulme terroriste që mund të përfshijnë makina bombë ose raketa në aeroport, paralajmëroi gjenerali amerikan.

    “Ne besojmë se është dëshirë e tyre që të vijojnë me sulmet dhe ne presim që të ketë sulme të tjera”, tha gjenerali amerikan Kenneth Frank McKenzie para gazetarëve. Pavarësisht këtij paralajmërimi, vijon evakuimi në Afganistan ku njerëzit presin që të largohen sa më shpejt nga regjimi taleban që ka marrë kontrollin që prej 15 gushtit.

    Dy sulmet ndodhen dje në portën lindore të aeroportit, ku qindra afganë prisnin me shpresë për evakuim, morën jetën e 13 trupave amerikanë dhe dhjetëra afganëve. Dita e djeshme ishte incidenti më vdekjeprurës për trupat amerikane në Afganistan prej një dekade.

    Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden premtoi vijimin e operacioneve të evakuimit nga Afganistani pasi u betua për hakmarrje. Biden paralajmëroi se këto sulme nuk do të harrohen, aq më pak personat që kërkojnë t’i bëjnë keq Amerikës duhet të jenë të bindur që “do të paguajnë”.

    Kujtojmë se sulmi i parë ishte në portën e Abbey të aeroportit ndërsa i dyti ndodhi pranë hotel Baron, ku përveç ushtarëve amerikanë, mbetën të vrarë edhe 90 afganë. Deri tani, SHBA-ja dhe forcat aleate kanë evakuuar mbi 100,000 persona.

    Artikuj të ngjashëm

    Sulm me thikë në një autobus në Belgjikë, një i vdekur dhe dy të plagosur

    Sirenat bien në Tel-Aviv dhe Jerusalem, televizioni iranian raportoi për një tjetër sulm

    Shkon në 11 numri i të vdekurve nga sulmi në Graz

    Të Fundit

    Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.