Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ismaili e PDK-së për zhgënjimin amerikan: Narrativa e eksponentëve të VV-së, kërcënim serioz për shtetin

    01/11/2022 23:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, mendon se Qeveria Kurti nuk e ka për synim progresin në dialog me Serbinë e rrjedhimisht as sovranitetin vendit.

    Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Kurti ka prodhuar një narracion se harmonizimi i qëndrimeve të Kosovës me ShBA-në janë nënshtrim

    “Nga siguria te politika te ekonomia te arsimi, te energjia, diplomacia, pothuajse çdo aspekt i zhvillimit të Kosovës gjurmohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht mbështetjen e tyre. Albin Kurti ka krijuar një narrativë se harmonizimi i qendrimeve të Kosovës me SHBA-të janë nënshtrim, inferioritet ndaj ndërkombëtarëve”, ka shkruar Ismaili, që sipas saj “makinacionet” e kryeministrit janë simptomë “anti-amerikane” që e kanë karakterizuar opinonin publik tash e një kohë të gjatë.

    “Kujtojmë qendrimin e tij dhe lëvizjes së tij Vetëvendosje ndaj Gjykatës Speciale atëherë dhe sot. Ndërkohë pozicioni i qeverisë së Kosovës aso kohe karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte stoik, sepse rrugët tjera të krijimit të dhomave të specializuara në Hagë do të ishin edhe më fatale për Kosovën”, thotë Ismaili.

    Sipas deputetes opozitare, kundërshtia e Kurtit dhe partisë së tij ndaj Gjykatës Speciale e ka burimin te antiamerikanizmi dhe dëmtimi i shtetit të Kosovës, dhe sipas saj kjo dëshmohet nga reagimet e VV-së pas formimit të kësaj gjykate dhe pas ardhjes në pushtet të VV-së.

    “Shohim më mirë nëse analizojmë që nga niveli dhe kahja e angazhimeve të tyre për t’u përgatitur për dialogun, deri tek thirrjet për ofrimin e sa më shumë “dëshmive” për gjoja krimet të luftës të kryera nga ana e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tek formimi i Institutit për Krime Lufte që datë çlirimi nuk e ka çlirimin e Kosovës në vitin 1999. Duke fuqizuar kësisoji narrativat e Serbisë dhe dobësuar ato të Kosovës”, shkruan Ismaili e cila thotë tutje se mungesa e koncenzusit të brendshëm politik dhe mungesë të mbështetjes ndërkombëtare, tejkalon mashtrimin dhe paraqet “kërcënim serioz për shtetin”.

    Artikuj të ngjashëm

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gruda, PDK: Avni Dehari e pranoi që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.