Në tenderin për të furnizuar shkollat me drunjë për ngrohje, Komuna e Gjilanit do të paguajnë 93 euro për metër dru, raporton për RTV Dukagjini.
Zyrtarët komunal nuk kanë folur për lidhur me këtë çështje, mirëpo në dokumentin nga Zyra e Prokurorimit shihet se Komuna e Gjilanit ka ndarë 496 mijë e 600 euro. Mirëpo, sipas ofertës të vetme në këtë tender ajo ka ndryshuar, ku tani arrinë shifrën e më shumë se 587 e 760 euro.
Për dallim nga çmimi që do ta paguaj komuna, çmimi në treg për metër dru në këtë qytet sillet rreth 50 eurove, të paktën kështu i kanë thënë shitësit televizionit.
Opozita e ka quajtur të pa përballueshëm këtë çmim të cilët kërkojnë anulimin e kësaj oferte nga komuna.
Ndërsa komune e Vitisë, e cila është afër Gjilanit ka nënshkruar kontratë prej 51 eurove për metër dru e 75 cent, apo dallim prej 40 eurve për metër.
Komuna e Gjilanit qeveriset nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili në krye të kësaj komune erdhi pas një qeverisje të gjatë të Lutfi Hazirit nga LDK.