Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ndarja e policave të sigurimit për futbollistët nis nga skuadra kampione

    31/10/2022 20:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Suharekë te FC Ballkani. Përveç përgëzimeve që ia bëri futbollistëve, trajnerëve dhe stafit drejtues të klubit për paraqitjet dinjitoze në UEFA Conference League, numri një i FFK-së gjatë kësaj vizite futbollistëve të skuadrës kampione në fuqi ua dorëzojë edhe policat e sigurimit.

    Në fakt, FFK javë më parë ka arritur marrëveshje me kompaninë “Sigal Uniqa Group Austria” për sigurimin e futbollistëve, projekt i cili përfshin klubet e Superligës në të dy konkurrencat, Ligës së Parë në të dy konkurrencat si dhe Ligës së Dytë në konkurencën e meshkujve.

    Pas finalizimit të marrëveshjes tashmë ka filluar të bëhet edhe shpërndarja e policave të sigurimit për të gjithë futbollistët.

    “Paraqitjet tuaja në Evropë na kanë bërë krenarë të gjithëve. Ju me organizimin që keni bërë si klub, por edhe me rezultatet e arritura jeni shndërruar në një ekip të dashur nga i gjithë opinioni futbolldashës.

    Sot, jam këtu, që përveç përgëzimeve për sukseset e arritura dhe paraqitjen dinjitoze në garat evropiane, t’u ndajë edhe policat e sigurimit, të cilat u mundësojnë që të keni shërbime cilësore dhe të mënjëhershme për nevojat tuaja shëndetësore.

    Në tërë botën futbollistët sigurohen nga klubet e tyre, por ne si FFK duke i parë vështirësitë me të cilat ballafaqohen klubet tona, kemi vendosur që edhe këtë barrë t’ua heqim dhe të bëjmë ne sigurimin e lojtarëve”, ka theksuar presidenti Ademi para futbollistëve dhe stafit të FC Ballkani, duke uruar që ata të kenë shëndet të mirë dhe sa më pak lëndime.

    Ndërkohë, drejtuesit dhe futbollistët e FC Ballkani u shprehën mirënjohës për kujdesin e vazhdueshëm që FFK po e tregon karshi klubeve.

    Artikuj të ngjashëm

    Kombëtares i shtohet një futbollist i ri

    “Njëri prej atyre që kontribuoi fort në sukseset tona historike” – Nderim Nexhipi kthehet te Ballkani si drejtor sportiv

    FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

    Të Fundit

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat

    Edi dhe Anisa kapen mat në Istog

    Gjuajti me armë jashtë detyrës zyrtare, IPK kërkon suspendimin e policit

    12 të arrestuar në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.