Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KDI: Skenderaj e Deçani nuk kanë organizuar dëgjime buxhetore për projektbuxhetin 2023

    31/10/2022 12:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komunat më të përkushtuara për zbatimin e standardeve për organizimin e dëgjimeve buxhetore janë Prizreni, Rahoveci dhe Kamenica, derisa Skenderaj dhe Deçani nuk kanë organizuar fare dëgjime buxhetore.

    Kështu u tha gjatë publikimit të raportit për praktikat e organizmit të dëgjimeve buxhetore në vitin 2022 për nëntë komuna të Kosovës, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë”.

    Përfaqësuesja e Aleancës Qytetare për Transparencë, Gentiana Zeqiri ka thënë se përkundër që ekzekutivi i komunës është i obliguar të mbajë dëgjime buxhetore për hartimin e projektbuxhetit komunal, Skenderaj dhe Deçani nuk kanë organizuar dëgjime buxhetore për projektbuxhetin e komunës për vitin 2023.

    Ajo tha se shqetësuese mbetet fakti i mos angazhimit të disa kuvendeve të komunave, siç është Prishtina, Kamenica e Skenderaj, për të organizuar së paku një dëgjimi buxhetor gjatë muajit shtator 2022

    “Përkundër që ekzekutivi i komunës është i obliguar të mbajë dëgjime buxhetore për hartimin e projektbuxhetit komunal, komuna e Skenderajt dhe ajo e Deçanit nuk kanë organizuar dëgjime buxhetore për projektbuxhetin e komunës për vitin 2023. Me numrin e dëgjimeve buxhetore të organizuara prin komuna e Kamenicës me 20 takime, ndërsa komuna e Rahovecit me vetëm 4. Shqetësues mbetet fakti i mos angazhimit i disa kuvendeve të komunave, siç është ajo e Prishtinës, Kamenicës dhe Skenderajt për të organizuar së paku një dëgjim buxhetor gjatë muajit shtator 2022, për t’u përfshirë në planifikimin e politikave buxhetore të komunës”, theksoi Zeqiri.

    Edhe Vjollca Selimi-Gurhule Aleancës Qytetare për Transparencë(AQT) vazhdoi me të gjeturat tjera, ku tha se ndonëse organizimi i dëgjimeve publike është shumë i rëndësishëm për të siguruar pjesëmarrjen qytetare në vendim-marrje, po aq i rëndësishëm mbetet publikimi i raporteve nga organizimi i dëgjimeve buxhetore, përkatësisht publikimi i propozimeve të ofruara nga qytetarët dhe publikimi i sqarimeve apo arsyeve të refuzimit të kërkesave të tyre.

    Ajo tha se në këtë mes, komuna e Prizrenit, Rahovecit dhe Kamenicës kanë respektuar më përpikëri kornizën ligjore duke përpiluar dhe publikuar raportin e tillë në ueb faqet zyrtare në kohë derisa komuna e Ferizajt dhe Kaçanikut kanë përpiluar raportin e tillë por kanë pasur vonesa në publikimin e raportit të tillë në ueb faqet e tyre zyrtare.

    “Dëgjimet buxhetore janë të rëndësishme, janë të parashikuara me ligj dhe po ashtu kërkesat e qytetarëve për çdo komunë kanë rëndësi dhe peshën e vetë. E në anën tjetër refuzimi i kërkesave të tyre do të duhej të sqarohej. Në këtë mes komuna e Prizrenit, Rahovecit dhe Kamenicës kanë respektuar në përpikëri kornizën ligjore duke përpiluar kështu edhe raportin e tillë në ueb faqet zyrtare”, tha ajo.

    Dy komunat tjera, përkatësisht ajo e Mitrovicës së Jugut dhe Deçanit, përkundër përpilimit dhe publikimit të raporteve nga dëgjimet buxhetore, nuk kanë respektuar udhëzimet ligjore në përmbajtjen e raportit të tillë lidhur me arsyeshmërinë e pranimit apo refuzimit të kërkesave të të dala nga organizimi i dëgjimeve buxhetore.

    KDI dhe Aleanca Qytetare për Transparencë kanë përcjellë proceset e dëgjimeve buxhetore në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Skenderaj, Deçan, Kaçanik, Kamenicë dhe Rahovec dhe kanë nxjerrë të dhëna lidhur me numrin e dëgjimeve buxhetore të organizuara, numrin e pjesëmarrësve në këto dëgjime, duke përfshirë edhe numrin e grave, natyrën e kërkesave të qytetarëve, formën se si janë përfshirë Kuvendet e komunave në këto organizime, mënyrën e dokumentimit dhe publikimit të detajeve apo raporteve nga këto dëgjime dhe qasjen që komunat kanë ndjekë për t’i përfshirë grupet e cenueshme në planifikimin e buxhetit komunal.

    Artikuj të ngjashëm

    Pretendimet monstruoze të Dimal Bashës ndaj UÇK-së, Miftaraj: Albin a je krenar?

    KDI: Votimi për nënkryetarët nga komunitetet joshumicë duhet të bëhet në pako

    Miftaraj ironizon me VV: Kur të propozohet Nagavci kanë me arsyetu si sukses se mbi 200 mijë prindër kanë aplikuar për libra

    Të Fundit

    Behrami: Kundër njerëzve të UÇK-së Albin Kurti gjithmonë është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë

    Kurti edhe në Gjykatë i rrethuar me truproje

    Sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqit

    “Pati shpërthime, s’mund të bënim asgjë”, flasin dëshmitarët që panë aksidentin tragjik në Luksemburg

    Shqipëria me pagën më të ulët minimale në Europë në qershor

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.