Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rama: Rritja e çmimit të energjisë më 1 nëntor, lajm i rremë

    30/10/2022 19:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se opozita po përhap lajme të rreme sa i përket rritjes së çmimit të energjisë, duke nisur nga muaji i ardhshëm.

    “Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash”, shkruan kreu i qeverisë në Twitter.

    Qeveria shqiptare, më 8 shtator, bashkë me prezantimin e paketës së dytë të rezistencës sociale, njoftoi edhe shtrenjtimin me mbi 4 herë për sasinë e energjisë së konsumuar mbi fashën 800 kW.

    Por, teksa gjithçka dukej gati dhe fasha do të hynte në fuqi të nesërmen, nën argumentet e përmirësimit të situatës hidrike e uljes së konsumit, kryeministri Edi Rama njoftoi se fasha 800 kW nuk do të hynte në fuqi më 1 tetor.

    Në hapat e qeverisë, me të njëjtat argumente, një javë më pas Enti Rregullator i Energjisë vendosi të shtyjë vendimin për të aplikuar një çmim prej 42 lekësh për konsumin mbi 800 kilovat.

    Brenda tetorit do duhej të merrte sërish vendim për shtyrjen ose jo të aplikimit të fashës 800 kilovat, por në mbledhjen e së enjtes, Enti Rregullator vendosi vetëm që të rrëzojë kërkesën e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, për mos shtrenjtimin e konsumit të energjisë mbi 800 kW në muaj.

    Aktualisht aplikimi i fashës 800 kilovat është rrethuar nga zhurmë e paqartësi. Pas interesimit të A2, ERE saktësoi se çmimi prej 42 lekësh për energjinë e konsumuar mbi fashën 800 kilovat mbetet në fuqi, ndërsa shpjegoi edhe mënyrën se si mund të pezullohet kjo vendimmarrje.

    Furnizuesi i Shërbimit Universal ose asambleja e Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare duhet t’i paraqesin një kërkesë Entit Rregullator nëse ka ndryshim të çmimit të shitjes së energjisë nga KESH te FSHU. Më pas Enti Rregullator mbledh bordin, i cili me shumicë votash vendos.

    Pra, kërkesa nuk vjen nga qeveria, por kompanitë publike, Enti Rregullator i Energjisë nuk mbështetet mbi vendime qeverie.

    Nëse tarifimi me fasha do të aplikohet për muajin e ardhshëm, nga 10 mijë e 260 lejë të paguara për 900 kilovatë të harxhuara një vit më parë, shpenzimi për familjet do të rritet në 14 mijë e 160 lekë. Rrjedhimisht, sa më i lartë konsumi aq më shumë zgjerohet diferenca me një vit më parë e fryhet fatura e dritave./

    Artikuj të ngjashëm

    Rama për kapitenin që vdiq duke shpëtuar dy turistë: Dëshmor i atdheut

    Edi Rama feston ditëlindjen e 61-të

    “I kam thënë jo Borisit, jo Rishit”, Rama kritikon Britaninë në The Guardian: Po kërkon ku të hedhë emigrantët

    Të Fundit

    Tragjedi në Irak: Të paktën 60 të vdekur nga zjarri në një qendër tregtare

    Çitaku për vizitën e Kurtit në Greqi: Po rri në një bar plazhi, s’ka ndjeshmëri për Kosovën e votuesit

    Hoti i reagon ashpër Osmanit: Mashtruesja më e madhe, përgjegjëse për dëmet që po i bëhen Kosovës

    Ia la djalit emrin e babait të zhdukur, Gentrit Shala: Lutem që të jetë si ai, por mos ta ketë fatin e tij

    Dënimi i Sllavisha Filiq për zhdukjen e Hafir Shalës, djali i doktorit: E kemi mirëpritur vendimin, s’ka kursyer asgjë nga vetja  

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.