Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nga Qeveria e Kosovës ta shtyjë afatin për regjistrimin e veturave në targat RKS. E për këtë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, tha se vendimi i mëhershëm për shtyrje ka qenë në koordinim me vendet mike të Kosovës dhe se në frymë të tillë do të jetë edhe vendimi i ardhshëm për këtë çështje.
Për vendim final të kësaj çështje, Fejza bëri të ditur se tanimë janë duke pritur rekomandimet e institucioneve përkatëse, të cilët sipas saj, do marrin vendim të duhur në zbatim me ligjin në Kosovë.
“Vendimi i shtyrjes për targa ka qenë në koordinim me vendet mike. Sigurisht që situata po përcillet në terren dhe vendimi i institucioneve do jetë në frymën e tillë. Ne tani duhet të presim rekomandimin e institucioneve përkatëse të cilët për çdo ditë merren me këto çështje, prandaj besoj që vendimi do jetë i duhur dhe i drejtë në raport me zbatimin e ligjit në Kosovë dhe diskriminues, përkundrazi përkrahës në mënyrë që të gjithë qytetarët e vendit të trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit”, deklaroi Fejza në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Gjithashtu, Fejza tha se ka pasur punë dhe fushatë të vazhdueshme për informimin e qytetarëve të komunitetit serb të Kosovës lidhur me vendimin e Qeverisë Kurti.
Kujtojmë se sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të ketë afat shtesë për qytetarët serb për t’i konvertuar targat e tyre RKS, pasi sipas tij, një shtyrje e tillë tanimë është bërë.