Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Ilir Gashi ka reaguar pasi që djali i kryetarit, Shaqir Totaj, Adonis Totaj është punësuar në kompaninë publike Ekoregjioni.
Gashi në Facebook, ka shkruar se një prind i mirë kujdeset që para martese ta punësojë fëmijën e vet.
“Një prind i mirë kujdeset që para martesës ta punësoj fëmijën e vet. Kryetar Shaqir Totaj, urime punësimin e djalit në Ekoregjion”, ka shkruar Gashi.
Adonis Totaj është punësuar në kompaninë publike Ekoregjioni, si Kordinator i Kujdesit ndaj Klientëve.