Deputeti Haxhi Avdyli, është vënë në siklet teksa është pyetur se kë do ta zgjidhte për kryetar të partisë ‘Guxo’, ministrin e Bujqësisë, Faton Peci apo kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, nëse KQZ-ja nuk ua lejon të dyve ta mbajnë atë pozitë.
Ai nuk tregoi se për cilin prej tyre do ta zgjidhte në krye të ‘Guxo’, teksa pati edhe disa lëvdata për ta.
“Në këtë moment nuk jam në gjendje ta them këtë, akoma nuk e besoj që ky vendim do të jetë në fund. Për mua, edhe Donika edhe Fatoni, realisht nuk e kam menduar këtë se cili do ta udhëhiqte më mirë”, u shpreh ai.
“Të dytë i konsideroj me integritet, me qëndrime politike të qarta. Shpeshherë, edhe vota nuk tregohet. Delegatët vendosin, konform vendimit që ne e presim do ta marrim vendimin për të vazhduar. Janë edhe disa mënyra”, pohoi Avdyli në ATV.