Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rifat Latifi u kthye në Amerikë, po paralajmërohet edhe ikja e mjekëve të tjerë nga Kosova

    17/10/2022 08:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ikje masive e punonjësve shëndetësorë nga institucionet publike shëndetësore është paralajmëruar në muajt e ardhshëm në Kosovë.

    Ndonëse nga partia në pushtet thonë se përmes miratimit të Ligjit të Pagave presin që t’i motivojnë punëtorët shëndetësorë që të qëndrojnë në vend, njohës të shëndetësinë thonë se largimi i tyre do të jetë i pashmangshëm.

    Njohësit e fushës së shëndetësisë kanë paralajmëruar ikje masive të punëtorëve shëndetësorë gjatë muajve të ardhshëm.

    Përkundër që nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po presin që me miratimin e Ligjit të Pagave, të parandalojnë ikjen e stafit, një gjë e tillë vlerësohet të jetë e pashmangshme.

    Lidhur me këtë, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku ka thënë se përmes Ligjit të Pagave presin që t’i motivojnë mjekët që të qëndrojnë në vend.

    Ajo është shprehur se e nevojshme përveç rritjes së pagës për punëtorët shëndetësorë, është edhe përmirësimi i kushteve të punës.

    Por që kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se i pashmangshëm është edhe largimi i punonjësve shëndetësorë nga institucionet publike në ato private.

    Ai ka thënë se vendi ka ligje të shkruara mirë, por që mungon zbatimi i tyre.

    Numër i madh i punonjësve shëndetësorë vit pas viti lëshojnë Kosovën për shkak të kushteve më të mira të punës, e pagave më të larta që u ofrohen jashtë vendit.

    Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Kongresit të Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

    Në këtë kongres po marrin pjesë edhe mjekët nga Kosova që punojnë në vendet e ndryshme të botës.

    Ai i ftoi mjekët që të vijnë në Kosovë dhe të japin kontributin e tyre, duke marrë shembull ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

    “Më vjen mirë që po ju takoj në Kosovë, në Prishtinë. Ju inkurajoj të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin dr. Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Kurti.

    I pari i qeverisë i njoftoi të pranishmit edhe për formimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi me vendim të qeverisë.

    “Meqë shëndetësia është një domen i shtrirë ndër shumë sektorë e instanca, e kemi ngritur Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, që e kryesoj unë, për të siguruar funksionim normal të sistemit shëndetësor e për t’i hapur rrugë reformës në shëndetësi,” shtoi Kurti.

    Në fund ai iu uroi pjesëmarrësve punime të mbara në këtë kongres, që do të mbahet nga 15 deri më 18 shtator, në Prishtinë.

    Por Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, nuk shkoi dhumë e dha dorqheqje. Ai pas la pozitën e Ministrit të Shëndetësisë, u nis drejt Amerikës, 1 javë pas dorëheqjes.

    Këtë e ka bërë të ditur ish-këshilltari i tij, njëherësh mik, Anton Shllaku, përmes një letre të shkruar e të postuar në rrjetin social Facebook.

    Përmes kësaj letre, Shllaku thotë se Latifi iku i zhgënjyer dhe i vrarë thellë në shpirt.

    Poashtu, ai thotë se Latifi shërbeu si minister pa bërë negociata e pazare, dhe shtoi se shpesh udhëtimet në shtete të ndryshme i bëri vet, jo me buxhetin e shtetit.

    Tutje, miku i ish-ministrit të Shëndetësisë, kujton se Latifi që në ditën e parë punoi natë e ditë për t’i realizuar synimet dhe projektet.

    Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:

    Miku im Rifat, në Kosovë la shumë miq e kolegë qe të vlerësuan e respektuan. Nga ajo lartësi qiellore i zhgënjyer thellë në shpirt kjo rrugë është më e vështira për ty. Në Kosovë erdhe me ftesë për t’u bërë Ministër i Shëndetësisë. The po, pa bërë negociata e pazare(ndoshta ishte gabim). Më the se isha penduar për jetë nëse kisha vepruar ndryshe pasi mund të ja dalim dhe Shëndetësinë e Kosovës do ta ngrisim në nivelet me të larta. Kishe bindje se është e mundur. Që në ditët e para ju përveshe punës me entuziazëm e përkushtim. Nuk kishe orare, paragjykime, krijove ura, e dije së trëndafili ka gjemba, por ti i shikoje vetëm lulet. Të gjithë ambasadorët qe janë në Kosovë erdhën në zyrën tende nga disa herë. Shpesh agjendën e kishe tepër të ngjeshur. I ktheve donatorët qe kishin filluar të ikin duke të besuar. Vizitove shtete duke takuar homologë e vizituar spitale me renome dhe more përkrahjen e tyre për bashkëpunim e dërgim të specialistëve tanë ne subspecializime. Shpesh këto udhëtime i bëje me buxhetin vetanak e jo shtetëror. Ju fole qytetarëve të Kosovës për qendrat e reja, qendrat e ekselencës, traumës, spitalin e Prishtinës,vizionin për te ardhmen e shëndetësisë tonë. Nise ta rregulloje aspektin legjislativ duke finalizuar 26 Ligje e Udhëzime Administrative. Çdo ditë kabinetit tuaj i jepje detyra të reja. Na thoshe se kjo është maratonë qe duhet të vrapojmë si sprint. Njerëzit me bindje arkaike qe krijojnë ndarje, hendeqe e gropa ishin te shumët. Qe në ditët para qe mbërrite në ministri i përvjele mënget dhe punuan natë e ditë që mos i realizosh synimet e projekti që do ta ndërtoje të dështoi. Fatkeqësisht ishin të shumtë. U shtuan. U radhitën ne radhë dhe morën detyra për të denigruar. Nuk zgjidhnin mjete por kishin vetëm synime. Për mjekësi filluan të flasin edhe ata qe nuk kishin vizitua asnjë spital. Fatkeqësi…tmerr. Harruan se Shëndetësisë së Kosovës i prinë Prof. Dr. R. Latifi i cili ka te botuara mbi 20 libra(7 për menaxhim shëndetësor), mbi 370 punime shkencore në gazetat me prestigjioze, Profesor në 5 Universitete me renome botërore, të ardhura mbi 1 milion dollar në vit, 5 fëmijë e mbesa e nipa. Kosovën e deshe me shumë se veten. Nuk e besove miku im së këtu njerëzit janë pa parime, brenda natës ndryshojnë mendimin, tradhtojnë, rrejnë…pate shumë minime, ndarje toksike jo vetëm me administratën. Rreshtimi kundër i atyre qe te thirren me ardh për një kauzë te drejtë qe kishe ishte kulmi. Me thirre në kabinet, i tha shefit të na bëjë një foto dhe ma ofrove për ta lexuar letrën e dorëheqjes. U pajtova pasi isha në rrjedha por jo edhe për datën. Ike i zhgënjyer, i vrarë thellë në shpirt. A ka mundur te jetë ndryshe? Besoi së jo. Qëndrove vertikal. Nuk u përkule. Të deshën të gjunjëzuar. Nuk mundën. Tregove dinjitet. Nuk ka fitues, por Kosova humbi…

    Artikuj të ngjashëm

    Rifat Latifi: Sistemi publik i kujdesit shëndetësor mbeti i pafinancuar vit pas viti

    Latifi: Dhashë dorëheqje për të punuar më shumë për Kosovën

    Latifi tregon pse dha dorëheqje, fton mjekët jashtë vendit të ndihmojnë në Kosovë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.