Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministri Peci flet për mundësinë që Haxhi Avdyli të bëhet ministër i Shëndetësisë

    09/10/2022 14:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bashkëkryetari i Partisë “Guxo”, Faton Peci ka folur për mundësinë e propozimit të deputetit të kësaj partie, Haxhi Avdyli për pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

    Ai për Klan Kosovën është shprehur se partia e tij e vlerëson personalitetin e Haxhi Avdylit.

    “Partneriteti ynë me VV-në është shumë i shëndoshë, i bazuar në besimin e ndjërsjelltë, ne kemi pasur edhe një marrëveshje fillestare dhe mendoj që duhet të interpretohet në mënyrën e drejtë. Deputetët kanë edhe të drejtën legjitime që të shprehin mendimin e tyre”.

    “Megjithatë në çështje të negociatave dhe partneritetit ne jemi shumë të kujdesshëm dhe e respektojmë në maksimum dhe kemi besim e mirëkuptim me partnerin tonë, që nënkupton që ne kemi një formulë bashkëqeverisje të dakordësuar në fillim të mandatit, mirëpo zërat brenda partisë “Guxo” që e vlerësojnë personalitetin e Dr. Haxhi Avdyli menoj që janë normale, por si do që të jetë, thjeshtë edhe në prononcimin që bashkëkryetarja Donika Gërvalla ka pasur në njërën prej prezantimeve, e ka thënë shumë qartë se ne kemi besim dhe vlerësim për personalitetin e Dr. Haxhi Avdylit”, u shpreh ai.

    Ai u shpreh se kjo nuk duhet të merret si kërkesë me çdo kusht, por siç tha ai është thjeshtë shprehje e mendimit dhe bindjeve të “Guxo-s”, tha tutje ai.

    “Por , si do që të jetë ofrimi eventual i emrit të tij për Ministër të Shëndetësisë, vie në rrethana që thjeshtë në rast se Vetëvendosja kërkon që të kemi edhe një opinion, ose në rast se kanë vështirësi në përzgjedhjen e ndonjërit prej emrave që  ka besimin e Vetëvendosjes. Personalitetin e Haxhi Avdylit e vlerësojnë në “Guxo”, por kjo nuk nënkupton as nuk duhet të merret si kërkesë me çdo kusht, thjeshtë është shprehje e mendimit dhe bindjeve të “Guxo-s”, u shpreh tutje ai.

    Ndryshe, Rifat Latifi të enjten e 6 tetorit dha dorëheqja nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë.

    “Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje, pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhej në letrën e dorëheqjes së tij.

    Artikuj të ngjashëm

    Peci për garën në Mitrovicë: S’e kërkova kandidaturën – vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

    Si mund t’ia hap Prokuroria telefonin Pecit – Koci: Merr urdhër nga gjykata dhe kërkon ekspertizë teknike

    Pas intervistimit, Peci iu ikë medieve

    Të Fundit

    Varroset 27 vjeçari që vdiq në Lipjan

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.