Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku ka folur në lidhje me videon e publikuar nga LVV e që i përfshirë aty është edhe vet ai.
Lushtaku ka shprehur keqardhje për publikimin e kësaj video ku pos tjerash janë të përfshirë edhe ish-krerët e UÇK-së e që tani ndodhen në Hagë.
“Më erdh keq me tregu drejt, më erdh keq për ata që janë në Hagë, unë dhe ata që janë në Hagë jemi mësuar me këso video edhe në kohën e Millosheviqit, Kurtoviqi e ka sot pushtetin, e ka shtetin, e nëse ai konsideron se ne jemi hajna, le të veproj drejtësia, ky është dënim publik, unë mendoj se nuk i duhet një qeverie të bëj këso akuzash”, është shprehur ai.
“Unë e ftoj Kurtoviqin, le të urdhënojnë e kanë shtetin, unë kam prit prej kësaj qeverie që së paku të interesohen së paku minimalisht për ata që janë në Hagë, për mua është e quditshme, unë s’jam kah e fyej hiq. Unë më shumë e respektoj një shka të Beogradit se sa Albin Kurtin”, ka shtuar tutje ai.