Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Si rrallë herë ministri i Shëndetësisë në Kuvend: Problemin e ikjes së anesteziologëve e kanë edhe Austria e Zvicra

    29/09/2022 11:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në seancën e sotme plenare ka qenë i pranishëm, si rrallë herë.

    Me këtë rast ministri Latifi ka folur për ikjen e mjekëve nga Kosova si dhe mungesën e anesteziologëve.

    Latifi tha se me këtë çështje si ministri janë duke u marrë në vazhdimësi, ndërsa ka shtuar se një problem të tilla e kanë edhe shtetet e tjera, si Austria, Zvicra, Greqia e shumë vende të tjera.

    “Në çdo moment jemi duke u marrë me këtë çështje. Javën e kaluar isha në Greqi, edhe atje është i njëjti problem. Po ashtu, Austria, Zvicra dhe shumica e vendeve po përballen me këtë problem, pra me largimin e punëtorëve shëndetësorë”, tha ai.

    Ministri po ashtu tha se çështja e anesteziologëve është injoruar dhe lënë pas dore për shumë vite, si shumë sektorë të tjerë të shëndetësisë.

    “Kjo pasi vite me radhë, pra nga viti 2016 nuk është hapur asnjë konkurs për specializim nga anesteziologjia. Po të kishte ndodhur kjo, tashmë do të kishim dy gjenerata të anesteziologëve dhe s’do ta kishim këtë problem”.

    Latifi tutje ka bërë të ditur se nga viti 2020 mungojnë 22 anesteziologë; 16 e kanë lënë punën, katër janë pensionuar si dhe dy të tjerë kanë ndërruar jetë.

    Artikuj të ngjashëm

    Rifat Latifi: Sistemi publik i kujdesit shëndetësor mbeti i pafinancuar vit pas viti

    Latifi: Dhashë dorëheqje për të punuar më shumë për Kosovën

    Latifi tregon pse dha dorëheqje, fton mjekët jashtë vendit të ndihmojnë në Kosovë

    Të Fundit

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    Kjo është dhurata që Shyhrete Behluli i bëri Engjëllushes për kanagjegj

    Koci: Po flas me të gjithë akterët politik privatisht, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.