Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fillon mbarë rekrutimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, të “privilegjuarit” nuk e kalojnë testin kualifikues (DOKUMENT)

    28/09/2022 15:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 17 shtator 2022, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur testin kualifikues për rekrutimin e 22 prokurorëve. Siç duket ky proces ka filluar mbarë pasi që këtë fazë nuk e kanë kaluar familjarët dhe të afërmit e figurave të pushtetshme në Republikën e Kosovës.

    Në mesin e kandidatëve që nuk e kanë kaluar testin kualifikues është Nita Lumezi (vajza e ish-Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi), Edis Kuraja (djali i Suad Kurajës, ish-prokuror i Qarkut), Sabina Gjocaj (vajza e Curr Gjocajt, ish-drejtor i SHSKUK-së), Arta Kelmendi (koordinatore në zyrën e trajnimeve në KPK), etj.

    Lista e kandidatëve që nuk e kanë kaluar testin

    Në mesin e kandidatëve që nuk kanë kaluar testin kualifikues janë edhe ata të cilëve testet u janë shpallur si të pavlefshme për arsye se kanë shkelur Udhëzuesin me rregullat e provimit për kandidatin ku përcaktohet se “Kandidati duhet të shënoj përgjigjen e tij vetëm në Fletëtestim” si dhe “Kandidatit nuk i lejohet që të shënojë ndonjë emër, numër apo çfarëdo shenje tjetër dalluese në ndonjërën prej fletëve të provimit”.

    Burimet e Demokracia.com kanë thënë se disa nga këta kandidatë kanë parashtruar ankesë te Komisioni për Rishqyrtim i cili përbëhet nga Veton Shabani (Zv.Kryesues i KPK), Shqipdon Fazliu (Prokuror në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit), Ikramije Bojaxhiu (Prokurore në Prokurorinë e Apelit). Ankesat e tyre pritet të trajtohen shumë shpejt në përputhje me rregulloren nr. 02/2022 si dhe Udhëzuesin me rregullat e provimit për kandidatin gjatë testit kualifikues.

    Shqipdon Fazliu, më 28 prill të këtij viti kishte paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së zgjedhjes për postin e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Mirëpo në korrik të këtij vitit, Gjykata Kushtetuese e kushte hedhur poshtë si të papranueshme  ankesën e bërë nga Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti lidhur me propozimin e Blerim Isufajt për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit të 6 prillit 2022 të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Kujtojmë se gjatë kohës kur Aleksandër Lumezi ka qenë Kryeprokuror i Shtetit, KPK me datë 11.02.2022 kishte miratuar Rregulloren nr. 02/2022 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.

    Gjatë vitit 2022, KPK kishte hapur konkurs për rekrutimin e 16 prokurorëve. Mirëpo në mesin e qindra aplikuesve, këtë proces e kishin përfunduar me sukses vetëm 6 kandidatë të cilët janë emëruar si prokuror të shtetit.

    Njëkohësisht me procesin e rekrutimit të prokurorëve nga KPK dhe KGJK me datë 25 shtator 2022 edhe KGJK kishte mbajtur testin kualifikues. Përndryshe edhe në procedurën e rekrutimit për gjyqtar, nuk kanë arritur të kalojnë Agron Kuçi (ish-Kryetar i Komunës së Junikut), Meriton Zika (djali i Shaqir Zikës, gjyqtar i Krimeve të Rënda në Gjakovë), Kosovare Sopi (avokate), etj.

    Procedura e rekrutimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj është duke u monitoruar nga afër prej mediave, shoqërisë civile si dhe ambasadave dhe organizata ndërkombëtare në shtetin e Kosovës. Këto procese janë në qendër të vëmendjes sidomos pas rasteve të fundit të dhunimit të fëmijëve pastaj të dhunës në familje si dhe rasteve tjerave kriminale që kanë zgjuar opinionin publik në vendin tonë.

    Artikuj të ngjashëm

    Me dyer të mbyllura shqyrtohet propozimi për pagat e anëtarëve joprokurorë në KPK

    KPK “ultimatum” Osmanit: Dekretoni kryeprokurorin, mundësitë tjera janë shterur

    Këshilli Prokurorial deklarohet pas rrëzimit të Ligjit për KPK-në

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.