Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Mytaher Haskuka dhe tre ish-deputetët dënohen me nga 1 vit burgim me kusht

    28/09/2022 15:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prishinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Mytaher Haskukës, Enver Hotit, Shqipe Pantinës dhe Teuta Haxhiut, duke i dënuar secilin veç e veç me nga 1 vit burgim me kusht, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    Aktgjykimi në fjalë u shpall të mërkurën nga gjykatësi Adnan Kamberi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktgjykimit, Enver Hoti, dënohet me burgim prej 1 viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale në periudhën verifikuese prej 2 viteve.

    Po ashtu, Haskuka, u dënua me burgim prej 1 viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale në periudhën verifikuese prej 2 viteve.

    Tutje, Pantina u dënua me burgim prej 1 viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse e njëjta nuk kryen vepër tjetër penale në periudhën verifikuese prej 2 viteve.

    Njësoj u dënua edhe Haxhiu, me burgim prej 1 viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse e njëjta nuk kryen vepër tjetër penale në periudhën verifikuese prej 2 viteve.

    Obligohen që secili vec e vec, të paguajnë paushallin gjyqësor në shumën për 50 euro, ndërsa nga 30 euro për kompensimin e viktimave të krimit, në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejt ankese në afat 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.

    Paraprakisht, në seancën e mbajtur në po të njëjtën ditë të akuzuarit Hoti, Pantina, Haskuka e Haxhiu pranuan fajësinë për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, edhe pse në fillim të seancës të njëjtit u deklaruan të pafajshëm.

    Mirëpo, pas konsultimeve me mbrojtësin e tij, avokatin Haxhi Millaku, i akuzuari Hoti, pranoj fajësinë për veprën që i vihej në barrë.

    “Pas pauzës patëm kohë të mjaftueshme që gjykata na ofroi mundësinë për t;u konsultuar dhe ne i sqaruam të gjitha dilemat qoftë në aspektin procedural dhe të ligjit material, me të mbrojturin tim, i cili pranoi këshillën e mundësisë ligjore që në këtë çështje penale sipas akuzës me numër e datë, vendosëm që të pranojmë fajësinë”, tha avokati Millaku.

    Po ashtu, fajtorë u deklaruan edhe të akuzuarit tjerë, Pantina, Haskuka dhe Haxhiu.

    Me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarve, u pajtua edhe prokuroja Fatmire Cacaj, të cilin më pas e ka aprovuar gjykatësi Kamberi.

    Avokati Millaku, në fjalën e tij përfundimtare i propozoi gjykatës që ndaj të mbrojturit të tij tek vendimi mbi dënim ta aplikojë dispozitën nga neni 38, 44, 71 dhe 72, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe kërkoi nga gjykata që me rastin e shqiptimit të dënimit të aplikohen posaçërisht rrethanat lehtësuese.

    Një propozim të tillë të avokatit Millaku, e mbështetën të gjithë të akuzuarit.

    Në fjalën përfundimtare, i akuzuari Hoti tha se si deputet i zgjedhur në zgjedhjet e vitit 2014 ka kryer detyrën e tij me nder dhe përgjegjësi të lartë në aspektin funksional, por edhe ligjor.

    “Veprimi që ka ndodhur në njërën nga seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe një herë dua të cek se ka qenë në qëllim të interesit të vendit për tema të njohura të caktuara siç ka qenë Demarkacioni dhe Asociacioni dhe mendoj që efekti është arritur për t’i ndaluar dhe parandaluar”, deklaroi Hoti.

    Edhe të akuzuarit Pantina, Haskuka e Haxhiu në fjalën e tyre përfundimtare deklaruan se veprimi i tyre ka qenë për interes shtetëror në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

    Të njëjti deklaruan se në kohën kur kishin ndërmarrë këto veprime nuk kishin pasur njohuri se një veprim i tillë përbën vepër penale, mirëpo tani e tutje ata thanë këtë e kanë kuptuar.

    Ndryshe, në këtë rast sipas aktakuzës i akuzuar është edhe Rexhep Selimi, mirëpo në seancën fillestare të mbajtur më 11 shkurt 2022, gjykata me qëllim të efikasitetit dhe ekonomizimit të procedurës penale në këtë seancë ka bërë veçimin e procedurës për të njëjtin.

    Ndryshe, sipas akuzës të njëjtit akuzoheshin edhe për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 1 të KPRK-së, mirëpo sipas vendimit të datës 25 maj 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hudhur poshtë akuzën dhe ka pushuar procedurën penale ndaj të akuzuarve për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, për shkak të arritjes së afatit të parashkrimit absolut të ndjekjes penale.

    Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar ekskluzivisht për ngritjen e aktakuzës ndaj Haskukës, Selimit, Hotit, Pantina dhe Haxhiu.

    Në aktakuzën e përpiluar më 15 prill 2016 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se Enver Hoti, Shqipte Pantina, Mytaher Haskuka, Teuta Haxhiu dhe Rexhep Selimi akuzohen se më 19 shkurt 2016, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa autorizim kanë përdorur armë me qëllim të ndërprerjes se punimeve të seancës, kanë hedhur gazin lotsjellës.

    Aktakuza thotë se gjatë rrjedhjes së seancës, në vendet ku ishin të ulur, kanë aktivizuar gazin lotsjellës dhe nga tymi i përhapur është pamundësuar mbajtja e rregullt e seancës, me ç ‘rast është ndërprerë puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Me këtë, Hoti, Pantina, Haskuka, Haxhiu dhe Selimi secili veç e veç thuhet se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas dispozitivit të dytë të kësaj akuze, në kohë, vend dhe mënyrë si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, të akuzuarit Hoti, Pantina, Haskuka, Haxhiu dhe Selimi po akuzohen se kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare – deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës , në atë mënyrë që posa ka filluar seanca e kuvendit, pas aktivizimit të gazit lotsjellës është ndërprerë seanca plenare.

    Me këto veprime, prokuroria i ngarkonte ata për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 1 të KPRK-së.

    Ndryshe, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i akuzuari Rexhep Selimi, për shkak të akuzave për krime lufte është duke u mbajtur në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. 

    Artikuj të ngjashëm

    Caktohet masa e paraburgimit për të akuzuarin e katërt në rastin e Liridona Ademajt

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura

    Akuzohej që i shkaktoi KEK-ut humbje afër 60 mijë euro, lirohet nga akuzat i dyshuari

    Të Fundit

    “Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i jep përgjigje Grida Dumës

    ShBA dhe Britania u pajtuan që Irani nuk guxon të ketë armë bërthamore

    Ustawienia Konta Użytkownika w Aplikacji Mostbet

    Imazhet satelitore zbulojnë dëmet në reaktorin bërthamor në Iran

    Leonbet: Αποκτήστε 150% Μέχρι 550 + 10% Επιστροφή Μετρητών”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.