Pjesa e tretë
Masakra në Bërnicë, kishte njerëz të cilët jetonin vetëm e vetëm të dëshmonin për gjithçka çfarë kanë parë e përejtuar, për të gjitha mizoritë që serbët kishin ushtruar mbi familjarët e tyre, shkruan GazetaDemos.
I tillë është edhe Ejupi Reka. Ai edhe pse në një gjendje tejet të rëndë shëndetësore pas torturave mizore nga serbët, kishte gjetur fuqinë dhe dëshirën të jetonte dhe të kërkonte drejtësi. Të kërkonte drejtësi për gruan që ia kishin vrarë në sy të fëmijëve, dhe për të gjithë pjesëtarët tjerë të familjes që iu vranë mizorisht.
Nga dalja e tij në Stankovec dhe në Shkup, ai dha deklarata për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pastaj pas luftes ka bërë Kallëzim Penal në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë, kundër disa pjesëmarrësve të drejtpërdrejt në masakër, pastaj në departamentin e drejtësisë së UNMIK-ut, aty ku i adresoi edhe emrat e kriminelëve, por çfarë ndodhi me gjithë këto dëshmi, Ejupi shpalosi disa detaje ekskluzive n’Demos.
Përpjekjet për drejtësi pas kthimit nga Danimarka
“Në atë gjendje që ishim, me gjitha ato plagë në trup, me të gjitha ato telashe…kur kam ardhë nuk kam lanë guri pa rrotullu për ta denoncuar rastin, në çdo institucion, qoftë vendor e qoftë ndërkombëtar. Siç keni pasë rastin me e pa, përgjigjet ishin tejet tejet bajate, të papranueshme. Thuhej se njerëzit e apostrofuar janë të paarritshëm, gjinden në Serbinë demokratike”, tha ai.
Ejupi poashtu tregoi se çfarë i dhanë ai dhe vëllai i tij, Hashimi gjykatësve në Shkup ende pa shkuar në Danimarkë.
“I dhamë gjykatësve të instaluar dëshmi për dy ditë rresht, për çdo detaj, për çdo ndarje të familjes sonë. Kur erdhëm këtu, këta të UNMIK-ut na ftuan me dhanë dëshmi, dhe gjykatësi i parë hetues ishte një danez, ne ishim në shtetin danez atje…por, siç duket dul një dredhi aty, edhe pse i kishte marrë të gjitha dëshmitë e mija, tha a ka mundësi me i marrë edhe dëshmitë që i keni dhanë Gjykatës së Hagës. Ai kërkoi me i tërhjek dëshmitë nga Gjykata e Hagës”, tregoi ai.
Jo vetëm me ndërkombëtarët, Ejupit as institucionet vendore nuk i ndihmuan. Madje, ai tregoi të gjithë neglizhencën që iu bë vite me radhë, teksa shpirti vazhdonte t’i dhimbte nga padrejtësia. Ejupi n’Demos gjithashtu tha se as nga mediat nuk ka marrë përkrahje që t’iu jepte hapësira të jehonte kjo masakër.
Sidoqoftë, Ejupi përkundër të gjitha këtyre pengesave, as sot nuk është dorëzuar.
Para syve që i përshkruanin dhimbjen e thellë, i mbijetuari i Masakrës së Bërnicës ekskluzivisht n’Demos i lexoi emrat e atyre që dyshohet se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen e familjarëve të tij.
Mizorët sipas Ejupit janë:
1.Mladenovič Ljubiša
2. Slavkovič Trajan
3. Mitič Žika
4. Cvieč Nevbojša
5. Bojkovič Ljupče
6. Bojkovič Žika
7. Stolič Vlasdimir
8. Stolič Svetislav
9. Stolič Ljubiša
10. Stolič Ivica
11. Stolič Hranislav
12. Stolič Branko
13. Đorđevič Zlatko
14. Đorđevič Jovica
15. Đorđevič Neško
16. Đorđevič Stojan
17. Mitič Sladan
18. Cveič Jade
19. Cveič Jordan
20. Cveič Spira
21. Ilič Nebojša
22. Vukadinovič Zoran
23. Vukadinovič Zlatan
GazetaDemos do t’ua sjellë edhe emrat e kriminelëve të cilët pas luftës i mbijetuari i Masarkës së Bërnicës, Ejup Reka i kishte parë teksa ishin ‘rehatuar’ në institucionet e Kosovës. /DEMOS/
Rrëfimin e rrallë për Masakrën e Bërnicës mund ta dëgjoni këtu: