Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ndodhi pasditen e sotme në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ju njoftojmë se sot më 24.09.2022 në orët e pasdites në fshatin Bresalc, komuna Gjilan, ka ndodhë një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë sjellë në Spitalin e Gjilanit ku janë duke u trajtuar, por jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Hashani për Express.
Rasti është nën hetim nga policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e trafikut rajonal.