Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Mund të humbasin veton ruse ndaj Kosovës” – Vuçiç i alarmuar se po provohet përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

    23/09/2022 21:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Që nga sonte jam pothuajse krejtësisht i sigurt se fuqitë perëndimore do të provojnë të përjashtojnë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në New York para gazetarëve, raportoi televizioni publik i Vojvodinës.

    “Se a do të funksionojë ose jo, do të shohim”, tha Vuçiç, në përgjigjen e tij ndaj gazetarëve se nëse Rusia ndodh të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit çfarë i ngjan Serbisë. “Do të ishte katastrofike për shkak të Kosovës”, tha ai.

    Janë tri opsione për këtë, vazhdoi të tregojë ai, njëra prej të cilave, sipas tij, është të kufizohet e drejta e veto-s ruse ndaj gjithçkaje në lidhje me Ukrainën, por se tha se Perëndimi mund ta zgjerojë atë dhe të thotë se i referohet të gjitha çështjeve të integritetit territorial anembanë Evropës.

    “Serbia nuk e voton kufizimin e të drejtës së vetos ose përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurisë. Për këtë s’kemi dilema”, tha Presidenti i Serbisë.

    Për përjashtimin e Rusisë u duhet dy-të-treat e votave, tha Vuçiç, por se Perëndimi mund t’i referohet faktit se Rusia nuk formalisht pasuesja ligjore e Bashkimit Svojetik.

    “Sepse s’ka letër që do të dëshmonte këtë gjë, ngase në atë kohë u bazua në marrëveshje joformale me Boris Yeltsin-in (ish-presidentin rus) ku Rusia u pranua si Anëtare e Përhershme e [Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara]”.

    “Por, ka një Nen. Mendoj se është Neni 108, të cilën po shoh se po e përgatisin që t’i referohen. Kjo do të nënkuptonte shkatërrimin e rendin ndërkombëtar ligjor”, vazhdpoi ai.

    Që një sipërmarrje e tillë të funksionojë, presidenti serb tha se duhet miratimi kinez për ushtruar kufizim dhe të mos vendos veton e saj.

    “Zoti e di se çfarë mund të bëjnë. Nuk është as larg e as e pamundshme, dhe mendoj se planet tashmë janë duke u elaboruar mbi këtë çështje, dhe çfarë është kjo për neve? Epo, për neve është katastrofike, për shkak të Kosovës natyrisht”, tha Aleksandar Vuçiç.

    Mes tjerash ai tha se “Serbia nuk do të dorëzojë integritetin e saj territorial dhe as rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

    Artikuj të ngjashëm

    Macroni pret të hënën Vuçiqin, Elysee: Pa normalizim me Kosovën, s’ka BE

    Vuçiq paralajmëron tërheqje të Serbisë nga KiE nëse pranohet Kosova

    Vuçiq paralajmëron vizitë në Kosovë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.