Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministri Latifi viziton spitalin më të madh në Athinë, dakordohen për ofrimin e trajnimeve të stafit mjekësor të Kosovës

    22/09/2022 15:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    UN

    Në diten e fundit të vizitës zyrtare në Greqi, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së KosovësRifat Latifi, me ftesë të homologut të tij grek, i shoqëruar nga Ministrja alternative e Shëndetësisë së Greqisë, Dr. Mina Gaga, sot ka vizituar spitalin më të madh në Athinë, Sotiria, ku u takua me përfaqësuesit dhe lideret klinik te këtij spitali.

    Në këtë takim bashkëbiseduesit janë pajtuar për ofrimin e trajnimeve të stafit mjekësor të Republikës së Kosovën, në subspecializime ne Kirurgjinë Torakale, në të cilën bëhen mbi 1500 operacione të avancuara të mushkërive në vit, dhe në Pulmologjinë e avancuar, ku bëhet më shumë se 2500 procedura invazive diagnostike në vit.

    Me këtër rast, Ministri Latifi, falënderoj përfaqësuesit e spitalit Sotiria, për ofrimin e bashkëpunimit, dhe këtë ndihmë të madhe që do të avansojë këto dy fusha më rëndësi të madhe për shëndetësinë e Kosovës.

    Ministri Latifi dhe Ministrja alternative Gaga, u dakorduan që në ditët në vijim të konkretizohen edhe fushat tjera bashkëpunimit me interes te përbashkët.

    Dje, ministri Latifi, ka ftuar homologun e tij grek për të vizituar Kosovës, me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së kapaciteteve shëndetësore të Kosovës, te cilen e ka pranuar me kenaqesi.

    Më tej, ministri Latifi ka vizituar edhe spitalin për “Nënë dhe Fëmijë”, Mhetpa, që ofron të gjitha shërbimet për fëmijët me probleme kardiake, ku u taku me drejtotin e Klinikës së Kariologjisë Pediatrike, Dr. George E.Sarris. Ai vizitoje edhe kujdesin intenziv të neonatologjisë me i avansuari ne Greqi.

    Në këtë takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e Kardiokirurgjise  Pediatrike, në veçanti mundësia e shkëmbit të ekspertëve të të dyja vendeve.

    Ndërkohë, kjo është vizita e parë e një Ministri të Shëndetësisë së Kosovës, që takon zyrtarisht homologun e tij grek dhe institucione tjera shëndetësore të Greqisë.

    Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
    Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
    Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë
    Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

    SUGGESTED NEWS

    Artikuj të ngjashëm

    Aksident në Athinë, vdes 22-vjeçari shqiptar

    Burri që vrau gruan e tij në Athinë: Nuk pendohem

    Rifat Latifi: Sistemi publik i kujdesit shëndetësor mbeti i pafinancuar vit pas viti

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.