Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bajçinovci nuk parashikon luftë: Problemi këtu është kush po lëshon pe

    22/09/2022 08:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci ka thënë se nuk është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që po i ikë dialogut, por sipas tij, është Serbia.

    Ai ka thënë se është e dukshme që pala serbe nuk ka interes për dialog.

    Sipas Bajçinovcit, arsyeja pse Vuçiq kërcënon është sepse tashmë po zbatohet reciprociteti në kufi,

    “Po shihet që serbët nuk kanë interes për dialog. Presidenti serb gjithmonë kërcënon sepse reciprociteti tashmë ka hyrë në fuqi”, ka theksuar ai.

    Kur është pyetur nga gazetari Jupolli nëse refuzimi i Serbisë për të dialoguar shpie në luftë, ai është përgjigjur: “Jo, nuk do të thotë”.

    “Problemi është këtu kush lëshon pe”, ka vazhduar ai.

    Sipas vlerësimit të deputetit, në vitet e mëhershme presionin më të madh e ka bartur Qeveria e Kosovës. Ai ka thënë se përkundër presionit, reciprociteti po zbatohet tani.

    “Çdoherë shumicën e presionit e ka bartur Kosova. E patë që qeveria e pati një presion për cështjen e dokumentacionit… jo shtyje një muaj, jo dy, jo tre… jo nuk po e shtyjmë më”, ka deklaruar ai.

    Bajçinovci ka folur edhe për dokumentin kornizë për dialogun që u publikua nga media, që sipas tij është i dyshimtë. Ai ka thënë se pas demantit për dokumentin, nisën debatet dhe parashikimet për zgjedhje në pranverë.

    “Kur doli kryeministri i Kosovës e demantoi e pastaj edhe qeveria gjermane e demantoi këtë, pastaj dolën dhe thanë që do të kemi zgjedhje në pranverë. Bisedimeve nuk po i ikë Kurti, por po i ikë Serbia”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Bajqinovci: Opozita do e kërkojë 2021-ën, do të jetë mirë nëse disa nga ta do të jenë në Kuvend

    Bajqinovci: Luftë e madhe është duke u bërë mes PDK-së dhe LDK-së, për vendin e dytë

    Bajqinovci: Asociacionin duhet ta dizajnojë Qeveria

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.