Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pse u arrestua Prekë Kodra në Vërmicë, çfarë iu gjet dhe çfarë pyetje i bëri Policia

    21/09/2022 22:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I përfoluri për përgatitjen e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, Prekë Kodra ka folur në emisionin ‘Pressing’ në T7 lidhur me përmendjen e emrit të tij si i dyshuar lidhur me rastin në fjalë.

    Prekë Kodra, ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, nga e cila thotë se nuk është këndellur ende, që nga publikimi i saj në media.

    Ai ka thënë se ishte ndalur në doganë më 24 nëntor të vitit të kaluar, për t’u dërguar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku do të merrej në pyetje,

    “Mua më kanë ndalë në Kosovë para një viti në doganë rreth datës 24 nëntor në vitin e kaluam. Kam qenë duke shku në Kosovë me ble një kamionçinë për ndërmarrjen time. Kur më kanë ndalu kam qenë më makinën e vajzës time për të marrë një kamion për ndërmarrjen tim “Art Mermer Kodra”. Më kanë marrë dokumentet, më kanë thënë, a ka mundësi me zbrit dhe më kanë mbajt aty nga ora 2 pasdite deri në 11 të darkës, as nuk më tregojshin pse jam ndal. Më kanë nxjerr paret, më kanë thonë a ke gjë me veti. I kom thonë po kam 15 mijë euro me veti. Më kanë dërguar në Prishtinë, tek Departamenti i Krimeve të Rënda, atje më kanë marrë në pyetje dhe unë nuk kuptojsha mirë se për çka bëhej fjalë. Më thanë se dyshohesh për falsifikim të parasë. Unë isha i sigurt që paratë ishin të pastërta”, ka thënë ai.

    Kodra ka thënë se ishte pyetur për emrat e disa personave, por përveç mbiemrit Kelmendi, ai nuk ka mundur të kujtoj më shumë.

    “Unë nuk e dija kush janë për çfarë bëhet fjalë. Më kanë pyet për disa persona, emrat e tyre s’i mbaj mend as tash. Kelmend… e ku ta di unë. Unë në Kosovë njoh vetëm një familje, ku shkoj”, ka thënë Prekë Kodra në Pressing.

    Artikuj të ngjashëm

    Si e kuptoi në media se ishte “atentatori i Kurtit” e deri tek ndalimi prej policisë, krejt çka tha Prekë Kodra

    Kodra i çon selam Kurtit dhe Halitit: Rrini të qetë, nëse ka nevojë – iu vi në shtëpi

    Prekë Kodra tregon si e takoi Driton Selmanajn, pas fotos në një tavolinë

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.