Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Giresse i shqetësuar për lëndimet, paralajmëron ftesa të reja te Kosova

    20/09/2022 13:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Selektori i Kosovës, Alain Giresse është shprehur i shqetësuar për problemet e fundit që iu shfaqën atij para ndeshjeve të shtatorit.

    Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada do të mungojnë për ndeshjet ndaj Irlandës së Veriut dhe ndaj Qipros.

    Dhe, trajneri francez ka zbuluar se shpejt do të ftojë lojtarë të rinj në vend të dy mbrojtësve të krahut.

    “Sjellja e lojtarëve të rinj është strategjia e këtij grumbullimi. Si në muajin qershor, fatkeqësisht po përballemi me mungesa, kryesisht për shkaqe lëndimesh, por edhe për shkaqe të tjera. E vajtojmë faktin se në fundjavën e fundit janë lënduar disa lojtarë. Ne na mbetet t’i zëvendësojmë ata në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Giresse në konferencë për shtyp sot.

    “Lista fillestare ka mbërri në 27 lojtarë. Pastaj, kjo listë është reduktuar në 23 lojtarë shkaku i lëndimeve që ndodhën së fundmi. Do ta shohim se cila është mënyra më e mirë për t’i zëvendësuar këta lojtarë. Do të shohim se në cilat pozita duhet të ndërhyjmë. Është pak problematik zëvendësimi pasi lojtarëve të tjerë ju mungon përvoja”, deklaroi trajneri francez në konferencë për shtyp. 

    Artikuj të ngjashëm

    Giresse pasi pyetet nëse po e mendon dorëheqjen: Më duhet kohë

    Batatina kundër Giresse, s’ka lojtar të Superligës te Kosova: Është për t’u habitur

    Giresse zbulon si e bindi Paqaradën të rikthehet në kombëtare

    Të Fundit

    David Lammy, ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

    Arrestohet një burrë në Pejë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në kafiteri

    Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.