Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Sindikata e RTK-së kërkon nga Kuvendi t’ia kthejë 2.1 milionë euro të cilat i janë hequr

    20/09/2022 12:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga Kuvendi që në kohën kur fillojnë dëgjimet buxhetore për vitin 2023, t’ia kthejë RTK-së buxhetin prej 2.1 milionë eurove të cilat i janë hequr më herët.

    Kjo sindikatë përmes një komunikate për media ka thënë se me buxhetin aktual RTK nuk mund të funksionojë.

    “Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, RTK edhe ashtu ka pasur buxhet të vogël dhe shkurtesa prej 2.1 milionë eurosh ka shkaktuar probleme të mëdha në funksionimin normal të mediumit.   Si rrjedhojë, me këtë buxhet RTK më nuk mund të funksionojë e lëre të pasurojë skemën programore me programe të reja për shikuesit nga të cilët edhe financohemi. Kjo kërkesë është urgjente dhe kërkojmë nga themeluesi i RTK-së që ta trajtojë shumë seriozisht”, thuhet në komunikatë.

    Tutje, sindikata deklaron se edhe prona e RTK-së shkakton pengesa andaj objekti i Radio Kosovës duhet t’i takojë ligjërisht RTK-së.

    “Ndër probleme të tjera që shkakton pengesa të mëdha është edhe prona e RTK-së. Ne në kërkesa të mëhershme kemi kërkuar që objekti ku është Radio Kosova t`i takojë ligjërisht RTK-së dhe kjo mund të bëhet nga Kuvendi i Kosovës.  Të nderuar deputetë, kjo është koha e fundit për t`i adresuar këto çështje me urgjencë, sepse këto probleme e dëmtojnë edhe më shumë funksionimin dhe të ardhmen e RTK-së.Nuk ka asnjë medium publik në rajon që funksionon me kushte të tilla, pa pronë e me buxhet të shkurtuar. Besojmë në adresimin e shpejtë të këtyre çështjeve këtë vit”, thuhet tutje.

    Artikuj të ngjashëm

    Fejza: LVV nuk po e zvarrit konstituimin e Kuvendit

    PDK e AAK akuza Kurtit: Po e shkel Kushtetutën me vetëdije, po e vështirëson jetën në Kosovë

    Revoltohet Shala: Tani është koha me e djeg Kuvendin, jo kur e kallke Vetëvendosja

    Të Fundit

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.