Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çka bëjnë të moshuarit kosovarë me 100 euro pension?

    20/09/2022 10:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, ka thënë se shuma e pensionit prej 100 eurove nuk është e mjaftueshme për të moshuarit.

    Sipas tij, gjysma e një pensioni shpenzohet për barna.

    ”Jo, nuk mund ta përballoj muajin një pensionist me 100 euro. Për shkak të moshën, 95 për qind e pensionistëve duhet me konsumu barna të llojeve të ndryshme e të sëmundjeve të ndryshme, që kanë një kosto të madhe. Unë personalisht harxhoj 30-40 euro në muaj për barna” – thotë ai në emisionin “Kallxo Përnime”. 

    “Pensionistët që marrin nga 100 euro në muaj, gjysma e pensionit u shkon për barna” –  deklaron Gashi.

    Ai ka bërë thirrje që të përkrahen pensionistët e të rritet shuma e pensionit.

    Gashi thotë se protesta nuk është zgjidhje.

    “Në familjet tona ende është ajo lidhja emocionale dhe pensionistët ndihmohen nga vetë familjet, dikush barnat, dikush rrymën, dikush drutë. Por, kjo nuk është zgjidhje. Nuk është dinjitoze, për këtë duhet të kujdeset Qeveria” – tha ai.

    “Pensionistët nuk e kanë moshën të shtyhen, të protestojnë por duhet shoqëria dhe shteti të kujdeset për ta. Ata duhet të marrin atë çfarë u takon” – deklaron Nijazi Gashi në “Kallxo Përnime”.

    Në Kosovë numërohen rreth 200 mijë pensionistë ndërsa 150 mijë prej tyre llogaritet se marrin pension vetëm 100 euro.

    Artikuj të ngjashëm

    Pensionistët mblidhen javën e ardhshme, vendosin për datën e protestës

    Shtyhet afati i regjistrimit për kalim në pension parcial kontributiv

    Kjo është komuna e parë që merr vendimin për faljen e 100 eurove tatim për qytetarët

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.