Burri më i rëndë në Mbretërinë e Bashkuar ka folur për vështirësitë që ai po përjeton ndërsa është i kufizuar në dietën e tij të kufizimit të lëngjeve, me infermierët që i kanë hequr pijet e gazuara.
Jason Holt, 32 vjeçar, thotë se ai i ka kërcënuar ata me thirrjen e policisë pasi që ja larguan pijet me sheqer dhe tani pretendon se është i hidratuar gjatë gjithë kohës.
Jason i cili peshon 298 kilogram, më parë pinte deri në tre litra pije joalkoolike. Megjithatë atij iu desh që të ndryshonte në mënyra dramatike pasi që në qershor organet e tij vitale filluan të dështojnë, duke e lënë atë vetëm pak qaste larg vdekjes.
Siç kishte raportuar Mirror më herët, kujdestarët e tij tani e kanë vendosur Jason-in në një regjim të një dietë të re strikte ku atij i lejohet që të pijë vetëm deri në 1.5 litra lëngje për një periudhë 24 orëshe. Reklama
Duke folur publikisht, Jason i cili jeton në Surrey bëri të ditur: “Vazhdoj që të iu them atyre, unë i kam të drejtat e mija dhe duhet të jem në gjendje të pi çfarë të dua. Por nuk më lejohet. Unë jam shumë i mërzitur për këtë, çfarë i thotë kjo shoqërisë, që nuk mund të pini tani”?
“Vazhdoj t’u them: ‘Pse nuk mund të ma ktheni pijen në vend që të më vështirësoni jetën?’ U thashë se do të telefonoj policinë sepse jam vazhdimisht i dehidratuar”, thotë ai ndër të tjera.
Sipas Jason, atij i lejohen vetëm 100 ml lëng në të njëjtën kohë, një sasi që ai e përshkruan si “qesharake” për dikë të përmasave të tij. Ai thotë se nuk i lejohet as një copë fryti sepse ajo përmban ujë dhe ndjehet sikur kujdestarët po e “torturojnë” atë përmes këtij regjimi.