Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    A është kjo dëshmia e vetme ku Irena Papas flet për origjinën e saj shqiptare

    15/09/2022 15:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Aktorja legjendare greke Irene Papas, e cila ka luajtur në mbi 70 filma në  karrierën e saj mbi 50-vjeçare, ka vdekur të mërkurën në moshën 96-vjeçare, ka njoftoi Ministria e Kulturës. Së paku, në një libër, thuhet tekstualisht se Papas e ka thënë me gojë të vet se është me origjinë shqiptare.

    Në karrierën e saj të gjatë, ajo u konsiderua një simbol thelbësor i bukurisë greke dhe një përfaqësuese e famshme e kulturës mesdhetare jashtë vendit, duke interpretuar role të forta femërore në teatër dhe kinema, shkruan Gazeta greke Ekathimerini.

    Në vitin 2018 u njoftua se ajo vuante nga sëmundja e Alzheimerit për pesë vjet.

    Për Papas gjerësisht besohet se ka origjinë shqiptare.

    Në internet ku mund të gjesh po thuajse gjithçka për jetën e aktorëve të famshëm, nuk ka ndonjë videointervistë apo me shkrim ku vetë Papas flet për origjinën e saj.

    Por, një dëshmi për këtë është në pjesën e dytë të autobiografisë së Bekim Fehmiut “Shkëlqyeshëm dhe Tmerrshëm”, ku njëri prej aktorëve më të famshëm nga Kosova në botën e filmit, ia kushton një pjesë të librit aktores Irene Papas.

    -E flet shqipen? -pyes

    -Jo, por jam prejardhje shqiptare -tha Irena.

    Më shumë rreth asaj që shkruan Bekim Fehmiu mund të lexoni në fragmentin e librit më poshtë.

    Pappas, u lind  me 3 shtator 1926 si Irene Lelekou, në fshatin Chiliomodi, jashtë Korintit, Greqi. Familja e saj u transferua në Athinë kur ajo ishte shtatë vjeç, ku, si adoleshente, ndoqi Shkollën Mbretërore të Artit Dramatik në Athinë.

    Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në Greqi në teatër përpara se të kalonte në film në vitin 1951. Filmi i saj i parë ishte një pjesë e vogël në 1948 “Engjëjt e rënë” të Nikos Tsiforos, ndërsa portretizimi i roleve të titullit në “Antigone” të George Tzavellas (1961) dhe të Michael Cacoyannis Electra (1962) fitoi vlerësimin e saj kritik.

    Në vitin 1961 Pappas luajti në The Guns of Navarone dhe në 1964 në Zorba the Greek të Cacoyannis, që e katapultoi atë në një yll ndërkombëtar. Një nga paraqitjet e saj të fundit në film ishte në Mandolin e kapitenit Corelli në 2001.

    Pappas fliste rrjedhshëm edhe italishten, duke marrë role teatrore dhe duke bërë shumë filma në vend.

    Kundërshtimi i saj ndaj diktaturës ushtarake të Greqisë (1967-1074) e dërgoi atë, së bashku me artistë të tjerë, në mërgim në Itali dhe Nju Jork dhe u kthye kur ra junta.

    Në vitin 1995, ajo mori çmimin e Komandantit të Urdhrit të Feniksit nga presidenti i atëhershëm grek Kostis Stefanopoulos.

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.