Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi shpjegon përse nuk shkoi në takimin ftuar nga Kurti

    14/09/2022 21:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i PDK-së foli edhe për temën e dialogut Kosovë-Serbi. Ndër të tjera ai sqaroi arsyen përse nuk ka shkuar në takim me kryeministrin Kurti, për të biseduar për këtë çështje, kur kreu i ekzekutivit i ftoi partitë opozitare.

    “Ishte takim i kotë dhe pa substancë. Ftesa ishte e pa sinqertë dhe tip show medial”, tha Krasniqi. “Ai takim ishte për t’i lexuar gjashtë pikat e tij, pasi ua kishte lexuar ministrave të tij dhe pas kritikave që ka marrë nga ndërkombëtarët për të qenë më i hapur me opozitën”.

    Krasniqi tha se duhet përqendruar tek marrëveshja finale dhe njoha reciproke. “Një marrëveshje që sjell njohjen e ndërsjellë e që i mundëson Kosovës anëtarësim në OKB, ne jemi të gatshëm për takim”.

    Ai tha se për një vit e gjysmë, partia e tij nuk e ka kundërshtuar dialogun për dallim nga Kurti që edhe mbijetesën politike e kishte nga kjo temë, e duke protestuar madje edhe dhunshëm. “Para tre a katër vitesh bisedonim për marrëveshjen finale e tani po flasim për targa të veturave e për dokumente personale”, thotë Krasniqi.

    Ai tha se PDK është për reciprocitet tregtar por Kurti është tërhequr nga ky reciprocitet. “Kurrë, asnjëherë, për 23 vjet, Serbia nuk ka pasur shitje më të madhe të mallrave në Kosovë sesa tani”, tha kreu i PDK-së në RTK.

    Kryetari i PDK-së u shpreh se marrëveshjet janë të nënshkruara dhe kjo tani për kalim kufiri me Serbinë me letërnjoftime, është vetëm dakordim, duke u bazuar në marrëveshjen e vitit 2013. “Ne e përshëndesim marrëveshjen sepse është evituar eskalimi potencial. I kemi thënë në rregull, por si është e mundur që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaron se është anuluar ajo marrëveshje e vitit 2013, “, thotë Krasniqi.

    “Ata janë bazuar në atë marrëveshje”. Kryetari i PDK-së tha se marrëveshja për energjinë me Serbinë edhe mund të dështojë. Ai tha se ka rrëshqitje nga datat e dakorduara për marrëveshjen me Elektroseverin, ndonëse kjo është marrëveshje e shkruar.

    “Tani po e kuptojnë se edhe ato marrëveshje kanë qenë marrëveshjet më të mira të mundshme sepse kanë qenë në funksion të konsolidimit të shtetit të Kosovës”, thotë Krasniqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Me ftesë të Ramës, kryetari i PDK-së niset për në Shqipëri

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.