Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vladimir Putin i ftuar në varrimin e Mbretëreshës? Këtu mund ta mësoni kush është i ftuar dhe kush jo

    14/09/2022 15:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, më 19 shtator, do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të organizuara, dekadat e fundit, në Mbretërinë e Bashkuar. Ftesat tashmë janë planifikuar dhe pritet që rreth 500 krerë shtetesh e personalitetesh të marrin pjesë. Ceremonia do të mbahet në Westminster Abbey, që ka një kapacitet për rreth 2200 njerëz.

    Por kush do të jetë i pranishëm dhe kush nuk ka marrë ftesë për të qenë në funeral?

    Mbreti dhe Mbretëresha e Holandës, do të jenë në mesin e mbretërve europianë

    Familjet mbretërore europiane

    Pjesëmarrës në funeral priten të jenë anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Europa, shumë prej të cilëve kanë dhe lidhje gjaku me Mbretëreshën. Mbreti Philippe i Belgjikës dhe Mbretëresha Mathilde kanë konfirmuar se do të jenë atje, po ashtu edhe Mbreti holandez, Willem-Alexander me gruan dhe nënën e tij, ish-mbretëresha holandeze, Beatrix. Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës kanë pranuar, gjithashtu, se do të jenë pjesë e funeralit. Nuk do të mungojnë as familjet mbretërore të Norvegjisë, Suedisë dhe Danimarkës.

    Presidenti Joe Biden do të marrë pjesë së bashku me Zonjën e Parë, Jill Biden

    Presidentët e SHBA-së

    Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti Joe Biden do të marrë pjesë, së bashku me Zonjën e Parë, Jill Biden. Shumë diskutime ka pasur nëse Presidenti Biden do të ftonte paraardhësin e tij, Donald Trump, për të qenë pjesë e delegacionit amerikan, por kufizimet në numrin e pjesëmarrësve, nënkuptojnë se jo të gjithë ish-Presidentët do të marrin pjesë.

    Ka pasur spekulime se disa ish-Presidentë dhe Zonja të Para – veçanërisht çifti Obama – mund të marrin ftesa private. Jimmy Carter, i cili shërbeu si president nga viti 1977 deri në 1981, nuk ka marrë ftesë.

    Kryeministri indian, Narendra Modi, nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë

    Udhëheqësit e Komonuelthit

    Pritet të marrin pjesë edhe liderë nga i gjithë Komonuelthi; Kryeministri australian, Anthony Albanese; Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern; Kryeministri kanadez, Justin Trudeau etj. Gjithashtu, guvernatorët që shërbejnë si përfaqësues të monarkisë, pritet të marrin pjesë me udhëheqësit e vendeve të tyre.

    Kryeministri i Bangladeshit, Sheikh Hasina, si dhe presidenti i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, thuhet se kanë pranuar ftesat. Kryeministri indian, Narendra Modi, edhe pse ka marrë një ftesë, ende nuk ka konfirmuar nëse do të jetë i pranishëm.

    Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, dhe ai italian, Sergio Mattarella, do të marrin pjesë të dy në funeral

    Liderë të tjerë botërorë

    Udhëheqës të tjerë botërorë që thuhet se kanë pranuar ftesat janë: Kryeministri irlandez, Micheal Martin; Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier; Presidentin italian, Sergio Mattarella; Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen; Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-Yeol; si dhe Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro. Pjesë e funeralit pritet të jetë edhe Perandori japonez, Naruhito; Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, si dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron.

    Nuk dihet nga ana tjetër nëse Presidenti kinez, Xi Jinping, do të marrë ftesë dhe nëse do ta pranojë atë. Republika Islamike e Iranit – prej kohësh subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për programin e saj bërthamor – do të përfaqësohet vetëm nga një ambasador.  

    Presidenti rus, Vladimir Putin, është një ndër liderët botërorë të paftuar në funeral

    Të paftuar

    Asnjë përfaqësues nga Rusia, Bjellorusia apo Mjanmari nuk është i ftuar të marrë pjesë në funeralin e Elizabeth II. Marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë janë shembur që nga pushtimi rus i Ukrainës. Një zëdhënës i Presidentit rus, Vladimir Putin, tha javën e kaluar se ai gjithsesi “nuk po e konsideronte” pjesëmarrjen në funeral. Si aleat i ngushtë i udhëheqësit rus, edhe Presidenti bjellorus Lukashenko, nuk ka marrë ftesë.

    Artikuj të ngjashëm

    Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë

    Kremlini njofton për telefonatën Putin-Vuçiq: U përmend edhe lufta në Ukrainë

    Putini do të kryesojë takimin për parandalimin bërthamor, thotë Kremlini

    Të Fundit

    Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.