Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjoshi i PDK-së për grevën në arsim: Kurtit s’i bëhet vonë, sepse vajza e tij vazhdon shkollën në Norvegji

    14/09/2022 15:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen ndaj grevës në arsim.

    Me anë të një postimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se Kurtit nuk i bëhet vonë sipas tij pse fëmijët kosovarë po humbin mësimin, pasi që siç thotë ai, vajza e kryeministrit vazhdon shkollën në Norvegji.

    “Albin Kurti ia ka humbur Kosovës një dekadë duke mashtruar e gënjyer qytetarët e Kosovës duke iu thënë se në Bruksel po nënshkruhen akte tradhtie kundër Republikës së Kosovës dhe tani si kryeministër krenohet duke thënë se asnjë pikë dhe asnjë presje nuk ua heq marrëveshjeve të Hashim Thaçit”, shkroi ai.

    Postimi i plotë:

    Albin Kurtit nuk i bëhet vonë për fëmijët tonë dhe për ditët e javët e tyre të humbura pa shkollë, sepse vajza e tij vazhdon shkollën në Norvegji.

    Në fakt, kështu është përkufizuar gjithmonë jeta e Kurtit – kurrë nuk i është bërë vonë për Kosovën.

    Albin Kurti ia ka humbur Kosovës një dekadë duke mashtruar e gënjyer qytetarët e Kosovës duke iu thënë se në Bruksel po nënshkruhen akte tradhtie kundër Republikës së Kosovës dhe tani si kryeministër krenohet duke thënë se asnjë pikë dhe asnjë presje nuk ua heq marrëveshjeve të Hashim Thaçit.

    Pra, edhe sot kur flasim se si Albin Kurti me arrogancë po i qaset grevës së arsimtarëve dhe shërbyesve civilë të komunave, kemi të bëjmë me të njëjtin person që Kosovës ia humb ditët, javët, muajt e vitet.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Berisha kërkon hetim të pavarur për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Askush s’është mbi ligjin

    Medi Iseni i reagon ashpër Stresit

    Përmbytjet në Teksas, shkon në 89 numri i viktimave

    Miftaraj: 27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit, pakujdesi dhe amatorizëm

    Aktakuzë ndaj kosovarit, udhëhiqte një organizatë terroriste në Zvicër

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.