Në gusht të këtij viti Ministria e Punëve të Brendshme kishte hapur një konkurs për 50 vende të lira pune për pozitën “Zyrtar administrativ” ku mes tjerash kërkohej vetëm diploma e shkollës së mesme. Sot u kuptua numri i personave që kanë plotësuar kriteret dhe janë ftuar për testim. Numri është tejet i madh, pra për 50 vende kanë aplikuar 3 mijë e 335 kandidatë.
Testi me shkrim për kandidatët që kanë plotësuar kriteret do të mbahet me datë 17.09.2022.
Testi do të mbahet në objektin e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik – Universiteti i Prishtinës.
“Kandidatët duhet të paraqiten së paku 30 minuta para orarit të përcaktuar për mbajtjen e Testimit, ndërsa ata që nuk paraqiten në terminin – orarin e caktuar si në tabelën e mëposhtme, ose paraqiten pasi që kandidatët janë futur në testim dhe jashtë terminit të përcaktuar nuk do të lejohen ti nënshtrohen testimit.
Kandidatët duhet të posedojnë dokumentin personal të identifikimit (letërnjoftim ose pasaportë valide) dhe laps kimik.
Nuk lejohet që të kenë në posedim – përdorim telefon, kamerë, kufje apo material të shtypur me vete dhe kopjimi i testit.
Shkelja e rregullave të përcaktuara më lartë nga ana e kandidatit rezulton me diskualifikimin e tij dhe shpalljen e testimit të pavlefshëm.
Kandidatët e kualifikuar për testim si në listën e poshtëshënuar, testimi i tyre do të bëhet në orarin e caktuar si në vijim të bashkëngjitur në atach “, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Njoftimi i plotë i MPB-së në këtë link.