Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-deputeti i LDK-së konfirmon arrestimin e djemve të tij, tregon edhe arsyen e arrestimeve

    12/09/2022 13:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy djemtë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj në Prizren janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, nën dyshimet se janë përfshirë në një rrahje, në fshatin Serbicë e Ulët. Florenti, ish-kandidat për deputet po ashtu nga LDK, tash asamblist në komunën e Prizrenit dhe Fatoni, janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar për dy vepra penale.

    Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe vet Xhavit Ukaj, i cili tha se përveç dy djemve të tij, i arrestuar është edhe djali i vëllait të tij. Sipas tij, rrahja ka qenë masive dhe nuk është nisur nga djemtë e tij.

    “Po, janë arrestu gjatë ndeshjes futbollistike, jonë rrah shikuesit. Krejt kanë qenë shikues, të rastit, në mesin e tyre kanë qenë edhe këta. Aty jonë rreh shumë persona, jo veç këta. Dy djemtë e mi edhe djali i vëllait janë arrestu”, tha Ukaj për Sinjalin.

    Detajet e rastit

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy Florenti dhe Fatoni, djemtë e ish-deputetit, Xhavit Ukaj, janë ndaluar pasi dyshohen për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.Rrahja ka ndodhur gjatë një ndeshje të futbollit në këtë fshat.

    Për motive ende të panjohura, ata dyshohet se janë rrahur me dy persona të tjerë, të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e sulmit fizik. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Policia e Kosovës, ku pasi njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, teksa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Sipas të njëjtave burime, ndaj tre të dyshuarve është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe pritet dorëzimi i kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Artikuj të ngjashëm

    Ky është numri i tiketave të shqiptuara nga Policia brenda 24 orëve

    Ky është numri i tiketave të shqiptuara nga Policia brenda 24 orëve

    Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

    Të Fundit

    Mefa, Lutës: Ani bre ani, hajde në koalicion!

    Zjarr i madh në Pejë, raportohet se është djegur një kamion

    Deputetët nuk hoqën dorë, përfituan mijëra euro për karburante gjatë vitit 2024

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.