Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ironizoi vdekjen e Mbretëreshës, ish-futbollisti i City-t sulmohet nga tifozët

    09/09/2022 13:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-futbollisti i Manchester City-t dhe West Hamit, Trevor Sinclair, aktualisht analist sportiv në stacionin radiofonik “TalkSPORT” ka marrë kritika të shumta nga tifozët e futbollit, që kërkojnë madje shkarkimin e tij nga puna.

    Shkak i  një postim të pamenduar në Twitter për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeta II.Ai postoi në rrjetin social një mesazh nëpërmjet të cilit u kërkonte njerëzve me ngjyrë (Black and Brown), se nuk duhet të vajtojnë për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, sepse “racizmi ishte i jashtëligjshëm në Angli në vitet ’60, por u lejua të lulëzonte, kështu që pse duhet të vajtojnë “zezakët”?!

    Tweet-i i Sinclair erdhi menjëherë pasi Buckingham Palace njoftoi vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeta II në moshën 96-vjeçare, të enjten në mbrëmje.

    Tifozët nxituan ta kritikonin 49-vjeçarin dhe kërkuan që TalkSPORT ta shkarkojë ekspertin e futbollit. Sinclair e fshiu postimin, por tashmë gafa e tij është bërë virale në rrjet.

    Ish-pronari i Crystal Palace dhe kolegu i Sinclair në TalkSPORT, Simon Jordan, u përgjigj shpejt duke thënë se postimi i tij në Twitter ishte i papërshtatshëm.“Trev, nuk jam i sigurt se është një mendim i duhur, e lëre më ta postoj në Twitter. Vendi ka humbur një person shumë domethënës dhe respekti dhe vlera duhet të jenë ndjenjat mbizotëruese dhe jo përçarja!’

    Një tjetër nga ish-koleget e Sinclair në TalkSPORT, Georgie Bingham, ishte po aq e hutuar nga Tweet-i i Sinclair. Ajo tha: Çfarë dreqin po mendon Trev?’.

    Sinclair claimed the Queen has allowed racism to 'thrive' in England since the 1960s

    Artikuj të ngjashëm

    Mbretëresha u varros pranë bashkëshortit të saj

    Vladimir Putin i ftuar në varrimin e Mbretëreshës? Këtu mund ta mësoni kush është i ftuar dhe kush jo

    Homazhet për Mbretëreshën Elizabeth, rregullat që duhet të ndjekin njerëzit

    Të Fundit

    Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.