Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Akomodimi i kryeministrit dhe zëvendësit të tij në hotelin me katër yje në Bruksel

    06/07/2021 15:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri Albin Kurti u akomodua në një hotel me katër yje gjatë vizitës së parë zyrtare të tij në Bruksel. Afro 1,500.00 euro nga buxheti i shtetit i shpenzuan ai dhe vartësi i tij Besnik Bislimi për udhëtimin dhe akomodimin në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, në muajin prill të këtij viti.

    1,327.00 euro të buxhetit shpenzuan kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, koordinatori shtetëror për dialogun, Besnik Bislimi, për vizitën katër ditore të tyre në Bruksel në fund të prillit 2021.

    Faturat e shpenzimeve të realizuara nga shefi i ekzekutivit dhe zëvendësi i tij, të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi përmes Qasjes në Dokumente Zyrtare, tregojnë se Kurti dhe Bislimi janë akomoduar në një hotel me katër yje në qendër të Brukselit.

    Kurti, i cili udhëtoi për në Bruksel më 27 prill, shpenzoi 375 euro për tre netë akomodimi në Hotelin ‘Renaissance’, tregojnë faturat e shpenzimeve të cilat i ka siguruar gazeta.

    ‘Renaissance’ është një hotel luksoz, brend i rrjetit ndërkombëtar të hotelierisë Marriot International. I vendosur në afërsi të Parlamentit Evropian, Hoteli ‘Renaissance’ ofron akomodim me katër yje, bazuar në Brussels Hotels, uebsajtin e profilizuar në vlerësimin e hoteleve.

    Shefi i qeverisë shpenzoi edhe 12 euro e 72 cent për shërbimet e taksive në Bruksel, bazuar në kopjet e faturave të cilat i posedon gazeta.

    Më 29 prill, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, kryeministri shpenzoi 30 euro në një restorant. Në total, Kurti shpenzoi 420 euro nga buxheti i shtetit gjatë qëndrimit në Bruksel, nga 27 deri më 30 prill.

    Për të udhëtuar drejt Brukselit, i pari i qeverisë shpenzoi 240.22 euro të buxhetit të shtetit për pagesën e avio-biletave.

    Kryeministri udhëtoi nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’ i Rinasit drejt Brukselit më 27 prill, ndërkaq linjën kthyese e realizoi nga aeroporti Charleroi, në periferi të Brukselit, për në Shkup të Maqedonisë së Veriut më 30 prill.

    Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka paguar 390 euro për shpenzime të reprezentacionit gjatë qëndrimit të tij katër ditor në Bruksel.

    Bislimi, njësoj sikurse shefi i tij, pagoi 375 euro për akomodimin e tij në Hotelin ‘Renaissance’. 12,72 euro shpenzoi për shërbime të taksive, tregojnë faturat zyrtare të cilët i ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Për avio-biletat e udhëtimit, zëvendësi i Kurtit shpenzoi në total 277.39 euro.

    Pagesa e Bislimit për avio-biletat përfshinte internerarin Prishtinë-Vjenë-Bruksel dhe anasjelltas.

    Sipas udhëzimit administrativ për caktimin e shpenzimeve të reprezentacionit, janë 12 pozita në kuadër të institucioneve të Qeverisë së Kosovës që kanë të drejtë në shpenzime të reprezentacionit.

    Sipas nenit 5 të këtij udhëzimi, kryeministri dhe zëvendësit e tij/saj nuk kanë fare kufizime në këtë kategori shpenzimesh.

    Ministrat kanë të drejtë që të shpenzojnë deri në 500 euro në muaj, zëvendësministrat deri në 200 euro, këshilltarët politikë deri në 100 euro, shefat e kabineteve të ministrive deri në 50 euro, e kështu me radhë.

    Shpenzimet e reprezentacionit përdoren vetëm për mbulimin e shpenzimeve të takimeve zyrtare dhe nuk mund të përdoren për qëllime tjera. Këto shpenzime duhet të arsyetohen me fatura dhe në rast të tejkalimit të kufizimeve, shumat e tejkaluara duhet të mbulohen nga vetë zyrtarët.

    Vitin e kaluar, për pesë ditë qëndrimi në Bruksel, kryeministri Avdullah Hoti kishte shpenzuar 567 euro për dreka dhe darka zyrtare, sipas faturave të shpenzimeve të kabinetit qeveritar të cilat i kishte publikuar Gazeta Insajderi.

    Ish-shefi i ekzekutivit kishte qëndruar pesë ditë në një vizitë në Bruksel në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, në kuadër të procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. /Insajderi.org

    Artikuj të ngjashëm

    Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

    Kurti i kërkon Bosnjë dhe Hercegovinës heqjen e vizave për Kosovën

    Kurti dhe Mickoski diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Maqedoni e Veriut

    Të Fundit

    Arre’stohen 5-6 qytetarë serbë të cilët pro’testuan kundër ndërtimit të urave që bashkojnë jugun me veriun e Mitrovicës

    Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

    Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

    Aliu ispekton nisjen e dy urave mbi Lumin Ibër

    KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.