Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Siguruam videon babai duke e rrahur vajzën”, Matoshi rrëfen se si e shpëtoi një të huaj dhe dy vajzat e saj nga dhuna në familje

    06/07/2021 15:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka rrëfyer për ndihmën që i ka dhënë një shtetase të huaj dhe dy vajzave të saj të cilat kanë qenë viktima të dhunës në familje.

    Matoshi në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 ka deklaruar se M.T, së bashku me dy vajzat e saja (6 dhe 10 vjeç) kanë qenë viktima të dhunës në familje.

    M.T për 16 vite ka qenë nën presion e bashkëshortit të saj, i cili ka ushtruar dhunë te ato.

    Ndërsa, për shkak të tij ajo dhe dy vajzat e saj kanë qenë në depresion.

    Megjithatë, ato tashmë kanë arritur të largohen në shtetin nga ku vinë, e të shpëtojnë nga dhuna që kanë duruar për 16 vite.

    E gjithë kjo ndihmë që u është ofruar atyre ka filluar nga sigurimi i një video, ku shihet babai duke ushtruar dhunë te një nga vajzat.

    “Menjëherë pasi jam bërë deputete kam shikuar se ku janë problemet. Dhunë kemi gjithkah po disa raste janë shumë të rënda. Jo rastësisht Ard Islami e merr një video. Ai më thërret mua dhe takohemi. Ai ma tregon videon. Video është e tmerrshme, babai është duke ushtruar dhunë në një nga vajzat. Është një video shumë e rëndë për me e pa”, ka deklaruar ajo.

    Të nesërmen, Matoshi thotë se ka shkuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut.

    Aty edhe i tregoi videon anëtarëve të këtij komisioni.

    “Unë kam shkuar te komisioni për të Drejtat e Njeriut. Ata kanë qenë duke folur diçka për dhunë në familje dhe unë kam kërkuar me fol për këtë ngjarje dhe i kam treguar videon. Unë kam kërkuar takim me zonjën në fjalë dhe jam takuar me Ardin dhe ajo ka treguar se që 16 vjet është në presion të tij dhe është e shkatërruar fizikisht dhe psiqikisht. Edhe qikat i ka me depresion”, ka thënë ajo.

    Tutje Matoshi ka treguar se deputetja Duda Balje ka kontaktuar ambasadën e shtetit të cilit i takonin viktimat, ndërsa ajo i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.

    Fal përpjekjeve, ajo thotë se ja kanë dalur që të shpëtojnë gruan dhe vajzat e saj nga dhuna që kishin duruar për vite të tëra.

    “Kur kam folur me gruan ma ka shpjeguar jetën e saj dhe menjëherë Duda Balje ka kontaktuar ambasadën e shtetit të saj unë kam shkuar në Ministrinë e Drejtësisë e në qendra të ndryshme për viktima. Aty kam parë që rasti i saj është i lajmëruar nga viti 2014. Ajo ka kërku ndihmë gjithkah por nuk ka has në mirëkuptim. Ne jemi mobilizuar shumë. Bashkë me Dudën kemi pasur takim me ambasadorët e shtetit. E kanë parë edhe ata videon”, ka thënë ajo.

    Matoshi ka treguar se për shkak se bashkëshorti i viktimës nuk ia ka lejuar asaj vajzat për të udhëtuar, ajo është detyruar që të qëndrojë me të e të durojë dhunën fizike e psiqike.

    “Ajo nuk është larguar për arsye se burri i saj nuk i ka lejuar vajzat e vogla me nënën. Ajo është sakrifikuar për vajzat e saj, ka qëndruar në shtetin tonë për mos me i leju vajzat me pësu dhunë edhe më shumë. Ajo e ka marrë rrugën për shtetin e saj. Nuk ka qenë aspak e lehtë me u marr edhe me dokumentacionin e vajzave”, ka shtuar ajo.

    Viktimat tani i janë bashkuar familjarëve të tyre që nuk i kanë takuar që 16 vite, ndërsa burri është burgosur.

     

    Artikuj të ngjashëm

    “Marre”/ Miftaraj reagon ashpër ndaj Ministrisë së Drejtësisë: Për keqardhje, Qeveria i shfrytëzon për propagandë viktimat e dhunës në familje

    Në Obiliq brenda 24 orëve të fundit, raportohen  dy raste të dhunës në familje

    Miratohet projektligji për parandalimin e dhunës në familje

    Të Fundit

    Çka ndodhi mbrëmë te “Mati 1” ku u godit një punëtor i “Pastrimit”, Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.