Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Rrëfimi i policit të Kosovës që veshi uniformën me numrin 001

    07/09/2022 08:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Xhemajl Ademaj i përket gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës. Ademaj që ka qenë pjesë e delegacionit për themelimin Policisë së Kosovës ka rrëfyer përvojën e tij qysh nga dita e parë e deri në pension.

    23 vjet më parë, Xhemajl Ademaj, u bë polici me fatin historik. Ademaj që me profesion është doktor shkence, atë botë arriti të kishte numrin 001 në uniformën e tij, si polic i gjeneratës së parë, prej 176 të diplomuarish atë 6 shtator.

    Ademaj që ka qenë pjesë e delegacionit për themelimin Policisë së Kosovës për RTK ka rrëfyer përvojën e tij qysh nga dita e parë e deri në pension.

    Ish- polici, tash ne pension thotë se atëherë trajnimi për gjeneratën e parë ka qenë 6 javë e me vite koha e trajnimeve zgjatej.

    “Ndryshe nga kriteret e sotme, atë kohë vetëm shkolla e mesme dhe përgatitja fizike ishin kritere për t’iu bashkuar policisë, ndërsa testimi e trajnimet të gjitha bëheshin nga ndërkombëtarët”, ka treguar Ademaj.

    Ai nuk ka dashur të bëjë krahasime me mënyrën e rekrutimeve të asaj kohe dhe të sotmes. Ka thënë se ka dallim të madh sepse në fillim thuajse gjithçka ka qenë formale e sot, sipas tij ka kritere profesionale.

    Ka treguar se është përballur me rrethana të ndryshme gjatë shërbimit në Policinë e Kosovës, si shumë kolegë të tjerë, madje sipas tij kujtimi më i dhimbshëm është rënia e kolegëve në detyrë.

    Dy vjet pas pensionimit, Ademaj thotë se Kosova ka një polici shumë profesionale me një udhëheqje të ngritur profesionalisht.

    Ka thënë se duhet të ketë një kujdes më të shtuar për Policinë e Kosovës, të ketë benificione, të ketë sigurim shëndetësor, dhe sipas tij mosha 65 vjeçare e pensionimit është shumë për uniformën e policisë.

    Ademaj që nga një pozitë e lartë drejtuese në Agjencinë e Forenzikës, u pensionua me 90 euro, pati një apel për drejtuesit e shtetit.

    “Mua ma kreu obligimin, dola me 90 euro në pension. Apeloj të ketë një kujdes të veçantë ndaj këtyre njerëzve që të rregullohet Ligji mbi pensionimet në polici. Mos të merret ajo, nuk i ke 15 vjet në atë ish-sistem nuk ke pension, ke ndihmë sociale, prandaj kjo duhet të rregullohet”, ka thënë Ademaj.

    Bisedën e plotë mund ta shikoni në videon më poshtë, duke filluar nga minuta e 18:00.

    Artikuj të ngjashëm

    “Ndërkombëtarët i merrnin gjërat në duart e veta” – Ademaj rrëfen sfidat që përballoi gjenerata e parë e Policisë

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.