Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se sistemi arsimor kosovar prodhon analfabetë funksionalë të cilët pastaj ose bëhen për asistencë sociale, ose ikin në Gjermani si punëtor krahu.
E kjo deklaratë e Kurtit e thënë publikisht, nxiti reagime të shumta.
Së fundi ka reaguar edhe Korab Blakaj, biznesmen kosovar nga diaspora, i cili e kishte mbështetur Kurtin në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.
Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Blakaj ka theksuar se nuk e ndan të njëjtin mendim me kryeministrin e Kosovës.
Ai ka thënë se rinia kosovare është e aftë për çfarëdo projekti.
Tutje, ai e ka quajtur “asgjëbërës” Kurtin.
“Jo nuk mendoj (që janë analfabetë funksionalë v.j.). Rinia jonë është e aftë për çdo projekt. Me dy fjalë: inteligjenca është në biznis- pollavraxhinjtë asgjëbërës në poste shtetërore!”, tha ai.