Ish-kryetari Shpend Ahmeti ka reaguar pasi ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot ka thënë se ekzekutimi i pagave për grevistët është bërë pjesërisht.
Ahmeti përmes një cicërime në Twitter ka ironizuar me Muratin duke e kujtuar deklaratën e tij të vitit 2016 që pati thënë ‘Kosova më mirë të angazhonte mercenarë, veteranët po na kushtojnë shumë’.
Ahmeti tha se tashmë Muratit i ka mbetë vetëm të thotë se “më lirë na kish ra me marr arsimtarë mercenarë”.
“Ministri Murati ja u paska ndal rrogat grevistëve. Tash vec ka mbet me deklaru “ma lirë na kish ra me marr arsimtarë mercenarë” :)))”, shkroi Ahmeti.
Ministri Murati ja u paska ndal rrogat grevistëve. Tash vec ka mbet me deklaru “ma lirë na kish ra me marr arsimtarë mercenarë” :)))
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) August 31, 2022