Arilena Ara, prej kohësh jeton në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja shoqërohet nga menaxheri dhe i dashuri i saj, Popi Kola.
Edhe pse prej vitesh janë bashkë, dyshja e kanë mbajtur private romancën e tyre.
Por duket se gjërat kanë ndryshuar për çiftin.
Së fundi, ata hapur kanë treguar se sa të lumtur janë në krahët e njëri-tjetrit, duke publikuar fotografi të shumta së bashku.
Ka qenë Arilena ajo e cila në një postim të fundit në ‘Instagram’, ka rishpërndarë një sërë imazhesh të saj me të dashurit, të realizuara në Los Angeles.
“Në këtë botë, është vetëm ne”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e imazheve.