Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    EULEX del me detaje për punën e bërë në kërkim të personave të zhdukur

    30/08/2022 12:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Ditën Ndërkombëtarë të të Pagjeturve, EULEX ka publikuar një përmbledhje të punës së bërë deri më tani.

    Përmes një komunikate për media, EULEX ka thënë se “qëndrojnë pranë familjarëve të 1621 personave të zhdukur të Kosovës të cilët janë viktima të këtij krimi mizor dhe kanë të drejtë të dinë të vërtetën rreth fatit të më të dashurve të tyre”.

    EULEX thotë se prej fillimit të mandatit deri më sot, kanë punuar për gjetjen dhe kthiin e mbetjeve mortore të personave të zhdukur tek familjet e tyre “për një varrim të respektuar dhe dinjitoz”.

    EULEX njofton se deri më tani ka kryer 692 operacione në terren për gjetjen e personave të zhdukur, që përfshijnë 188 zhvarrime.

    “Ndriçimi i fatit të personave të zhdukur është detyrë e vazhdueshme; që nga viti 2009, Misioni ka kryer gjithsej 692 operacione në teren për gjetjen e personave të zhdukur, që përfshijnë 188 zhvarrime. Mbetjet mortore të 480 individëve janë identifikuar, përfshirë 332 persona të zhdukur. Gjatë periudhës gusht 2021 – gusht 2022, ekspertët e EULEX-it morën pjesë në 21 operacione në teren, që kanë përfshirë nëntë zhvarrime. Kjo ka rezultuar në identifikimin e tre personave të zhdukur. Aktualisht ekspertët e EULEX-it janë po ashtu duke punuar me autoritetet e Kosovës për rishikimin e të gjitha mbetjeve mortore njerëzore që janë të ruajtura në morgun e Prishtinës, si dhe të dosjeve të ndërlidhura”, thuhet në komunikatë.

    EULEX ka paraqitur numrin e të zhvarrosurve në pesë varreza:

    EULEX thotë se pas luftës në Kosovë, ekspertë forenzikë ndërkombëtarë dhe vendas kanë gjetur numër të konsiderueshëm të personave të zhdukur në lokacione të ndryshme në Kosovë dhe Serbi si në vijim:

    “EULEX-i është i përkushtuar të vazhdojë ofrimin e kontributit thelbësor për kërkimin e personave të zhdukur nga koha e luftës në Kosovë dhe pas tij. Ekspertët e EULEX-it vazhdojnë të punojnë bashkë me homologët vendas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për gjetjen e fatit të personave të zhdukur përmes ekspertizës dhe këshillave për identifikimin e varrezave të mundshme klandestine dhe zhvarrimin e identifikimin e viktimave”, thuhet në komunikatë.

    Artikuj të ngjashëm

    EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershorin e vitit 2027

    Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

    EULEX dyshoi në vëllezërit e Thaçit, ja çka u pyetën sot gjatë vizitës

    Të Fundit

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

    Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.