Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Alarmon Oda Ekonomike Amerikane: Bizneset po humbin miliona euro në ditë nga reduktimet e rrymës

    28/08/2022 11:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Reduktimet me energji elektrike të cilat po aplikohen tash e dy javë në vendin tonë, po u shkaktojnë humbje të mëdha financiare bizneseve dhe prodhuesve vendor. Drejtues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, kanë kritikuar institucionet e vendit për mosveprim në përmirësimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike.

    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se si pasojë e reduktimeve të energjisë elektrike të pa paralajmëruara për bizneset, dëmet financiare nëpër fabrika kapin shifra milionëshe vetëm brenda një dite.

    Kreu i Odës Ekonomike Amerikane, Zeka në një intervistë për KosovaPress, ka folur edhe për ngecjet e institucioneve në realizimin e investimeve kapitale dhe për mosshpenzimin e mjeteve buxhetore. 

    “Është për keqardhje që nuk po ndërmerren masat e duhura për të përmirësuar ose për të ofruar një furnizim të pandërprerë me energji elektrike… Pasojat i bartin qytetarët edhe bizneset, por ajo që ne si Odë Ekonomike Amerikane, kemi kërkuar nga institucionet e vendit është që të bëjnë më të mirën dhe të garantojnë një furnizim të pandërprerë për ndërmarrjet private në vend, sidomos për ndërmarrjet prodhuese te të cilat shkaktohen dëme shumë të mëdha edhe në aspektin financiar, edhe në aspektin teknik për shkak të ndërprerjeve edhe të pa paralajmëruara të energjisë elektrike… Bizneset sidomos ato të sektorit prodhues janë aktuale për dëmet financiare të cilat arrijnë dhjetëra mijëra euro, po flas për raste individuale, për fabrika të veçanta brenda një dite. Kosova nuk është që ka industri shumë të zhvilluar, por megjithatë tek të gjithë prodhuesit të cilët ne i kemi dëmet financiare kapin shifra milionëshe, e për të cilat natyrisht që pasojat do të jenë shumë më të mëdha se sa vet dëmi financiar aktual”, thotë Zeka.

    Drejtori Zeka ka thënë se viti 2022, do të jetë vit i humbur për nga ndikimi i investimeve kapitale, pasi siç thotë ai nuk ka pasur realizim të investimeve dhe shpenzim të mjeteve buxhetore.

    “Kemi pasur mos realizim të investimeve kapitale, edhe mos shpenzim të mjeteve buxhetore. Investimet kapitale gjerojnë ose kanë efektin më të madh multiplikativ në ekonominë e vendit në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, megjithatë duket që kjo nuk është kuptuar si duhet nga ana e institucioneve dhe rrjedhimisht kjo ndikon pastaj edhe në vështirësitë e operimit të ndërmarrjeve të sektorit privat, si dhe në tkurrje të aktivitetit ekonomik në përgjithësi, dhe natyrisht në bllokim të potencialit real ekonomik, i cili do të mund të shfrytëzohej për zhvillimin ekonomik të vendit, në rast se investimet kapitale do të ishin realizuar. Tash jemi në gusht, brenda dy të tre muajve të ardhshëm është e pamundur që të shpallen aktivitete të prokurimit publik meqenëse ka edhe kufizime ligjore në këtë aspekt, gjë që i bie se realisht viti 2022 në masë të madhe do të jetë vit i humbur për sa i përket rëndësisë që investimet kapitale do të mund ta kishin normën e përgjithshme të rritjes ekonomike”, thekson ai.

    Zeka bëri të ditur se në takimin me zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar, diskutimi është përqendruar te rëndësia e integrimit ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, siç është iniciativa për Ballkanin e hapur.

    Ai thotë se OEAK mbështet iniciativën për Ballkanin e hapur.

    “Diskutimi u përqendrua po ashtu tek rëndësia e integrimit ekonomik të rajonit të Ballkanit perëndimor, në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, në rëndësinë që kanë, siç është iniciativa për Ballkanin e hapur, për të cilin për momentin institucionet e Kosovës janë ngurues që të bëhet Kosova. Ne si Odë ekonomike Amerikane mbështesim iniciativën për Ballkanin e hapur, ku kemi provuar që ta theksojmë rëndësinë e një iniciative si Ballkani i hapur para qeverisë së Kosovës. Kemi kërkuar që e njëjta të bëhet pjesë e diskutimeve ku formësohet korniza për një treg të përbashkët rajonal me emrin Ballkani i hapur ose me ndonjë emër tjetër. Fatkeqësisht institucionet e vendit e shohin ndryshe këtë çështje”, thotë Zeka./KosovaPress/

    Artikuj të ngjashëm

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe komuna e Rahovecit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim

    Zeka: Kompani amerikane po i shmangen bashkëpunimit me ato nga Kosova

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës nënshkruan memorandum me Fakultetin Ekonomik

    Të Fundit

    Arrestohet një burrë në Pejë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një grua në kafiteri

    Konfirmohen ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës për Klube, çiftet dhe orari i sfidave

    Konflikti për transportin e grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.