Sot është organizuar Takim Letrar dhe Kulturor në Nderim të 110 Vjetorit të Kuvendit të Junikut, me theks të veçantë në jehonën mbi një shekullore në letrat dhe kulturën shqiptare në Oden Pleqnare të Junikut. Nën organizimin e Komunës së Junikut, Oda Pleqnare e Junikut, Shoqata “Dardania” në Mannheim, LKSHM (Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë), SHIP (Shoqata e Intelektualëve të Pavarur) e Deçanit bashkë me Shoqatën e Krijuesve të Deçanit.
Kryetari i Komunës se Junikut z. Ruzhdi Shehu me një fjalim rasti përshëndeti këtë eveniment duke theksuar se aktiviteti i sotshëm, ka një karakter të veçantë në gjithë aktivitete e tjera të cilat i kemi organizuar deri me tani me rastin e 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut.
Ai gjithashtu potencoi se treva e Junikut, i ka dhëne shumë dashamirë të fjalës së shkruar, jo vetëm Kosovës por gjithë gjeografisë shqiptare. Bukuritë tona natyrore, janë ato që mbeten frymëzim i shumë poeteve dhe poeteshave, që kanë dal nga shumë vatra të kësaj ane.
Këtë eveniment e nderuan personalitete të shumta duhet theksuar znj. Shukrije Ramadani bashkëshortja e Heroit Agim Ramadanit, dhe aktivistja Dr. Flora Brovina.
Fjalimi i plotë i kryetarit të Komunës z. Ruzhdi Shehu
Viti 2022, shënon vitin jubilarë të 110 të mbajtjes së Kuvendit të Junikut. Pra, që nga fillimi i vitit 2022, e deri me sot ne si Komunë, kemi qene bartëse e shumë organizimeve në nderim të shënimit të 110-vjetori të Kuvendit të Junikut.
Edhe sot, kur po mbajmë aktivitetin e titulluar: “Takim letrar dhe kulturore”, ngjarje kjo e organizuar nga Komuna e jonë në bashkëpunim me Oden e Pleqnarëve të Junikut, Shoqatën “Dardania” në Manhaim, Lidhjen e Krijuesve Shqiptar në Mërgate, Shoqatën e Intelektualeve të Pavarur në Deçan dhe me Shoqatën e Krijuesve të Deçanit, shprehim mirënjohjen dhe konsideratën e veçantë për gjitha ata dashamirë të jetës kulturore e letrare që ka nxjerre Komuna e jonë.
Aktiviteti i sotshëm, ka një karakter të veçantë në gjithë aktivitete e tjera të cilat i kemi organizuar deri me tani me rastin e 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut. Sipas planit dhe programit të tonë të punës, viti jubilarë i 110-vjteorit të Kuvendit të Junikut, do të përmbyllët dikur në fillim të muajit dhjetor me rastin e organizimit të Konferencës shkencore për Junikun dhe rrethinën.
Zonja dhe zotërinj,
Dashamir të fjalës së shkruar,
Ne, sot jemi të nderuar që takimi letrar dhe kulturor, i organizuar nga një grup i organizatave të shoqërisë sonë, i ka bere nder Komunës sonë.
Treva e Junikut, i ka dhëne shumë dashamirë të fjalës së shkruar, jo vetëm Kosovës por gjithë gjeografisë shqiptare.
Bukuritë tona natyrore, janë ato që mbeten frymëzim i shumë poeteve dhe poeteshave, që kanë dal nga shumë vatra të kësaj ane.
Takimet e tilla, si ky i sotshmi në Junik, është shprehje se ky popull ka pasur dhe ka vlera të jashtëzakonshme në fushën e fjalës së lirë.
Duke i uruar punë të mbarë dhe suksese këtij takimi letrar dhe kulturor, me lejoni që në emër të Komunës së Junikut, dhe ne emrin tim si kryetar dhe të Këshillit organizues të 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut, të gjithë juve të ju uroj mirëseardhje dhe pune të mbare gjatë kësaj ngjarje me rendësi kulturore.