Shteti serb ka pasivizuar adresat e më shumë se 4 mijë shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Janë prej vendeve më të diskriminuara brenda Serbisë.
Shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc tash e një kohë përballen me probleme të natyrave të ndryshme.
Së fundit, shteti serb ka pasivizuar adresat e më shumë se 4 mijë shqiptarëve që jetojnë në këto zona.
E ata që jetojnë tash e disa vite në Kosovë, kanë vështirësi të mëdha për ta marrë shtetësinë.
Ndërsa, Enver Haziri nga shoqëria civile thotë se ky problem daton qysh nga viti 1999.
Nga Këshilli Kombëtar Shqiptar thone se institucionet e Serbise kane shperfillur vazhdimisht kerkesen e tyre per te ditur numrin e sakte te adresave te pasivizuara ne Lugine.
E derisa shqiptaret nga Presheva, Bujanoci e Medvegja kane telashe per t’u pajisur edhe me shtetesine kosovare, nga Ministria e Puneve te Brendshme ne Kosove po jepen sqarime per Ligjin e Shtetesise.
Lejeqendrimi qe merret ne Kosove ka vlefshmeri njevjecare, derisa per t’u vazhduar duhet paguar shuma prej 50 eurove.