Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjoshi, PDK: Kjo Qeveri e të paaftëve, një popull e mori në qafë me këto reduktime në verë

    20/08/2022 20:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, thotë se qeveria Kurti përbëhet nga njerëz të paaftë të cilët po elënë në terr qytetarin e Kosovës në mes të veres.

    Ai tha se reduktimet 6 me 2 gjatë verës janë paralajmërim i frikshëm për dimrin që po vjen.

    “Në pikë të verës, kur temperatura shkon deri në 37-38°C, Kosova po përballet me reduktime për shkak të paaftësisë së Qeverisë, e cila ka dërguar atje në Bordin e KEK-ut gjithashtu një grup politik të paaftësh.
    Reduktimet e tanishme, 6:2, nuk vijnë si rezultat i mungesës së rrymës në tregjet ndërkombëtare, por për shkak të mungesës së prodhimit të rrymës në Kosovë. Kosova ka kapacitet të prodhojë deri në 900 Megawatt, por ju po prodhoni shumë më pak. Nuk po arrijnë t’i përmbushin nevojat ditore as kur konsumi në këto ditë të nxehta vere është minimal”, tha Gjoshi përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook.

    Sipas tij, reduktimet 6:2 nuk kanë lidhje me luftën në Ukrainë.

    “Nuk ka reduktime pse nuk po arrijnë të gjejnë rrymë në tregjet ndërkombëtare, por sepse nuk po arrijnë të prodhojnë as sa është kapaciteti i termocentraleve të Kosovës. Nëse kjo Qeveri në pikë të verës nuk arrin të sigurojë energji për konsumin ditor minimal, mund ta marrim me mend se çka mund të na presë në dimër. Kjo Qeveri e të Paaftëve një popull e mori në qafë!”, tha Gjoshi.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit

    Gjoshi i PDK-së: Kryeministër, ku e ke sovranitetin në veriun e Kosovës?

    Kontrolli nga Dejona Mihali, pyet Betim Gjoshi: Për kë votuan qytetarët më 14 shkurt?

    Të Fundit

    Lladrovci: Sami Lushtaku na sulmoi nën brez, tha që e çuam Thaçin në Hagë

    Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend

    “Prej të njëjtit kazan” Bekë Berisha flet për votimin e kandidatit të VV

    Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë

    Vdes edhe i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.