Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shoferi i autobusit që përdori telefonin gjatë vozitjes shan e kërcënon gazetaren, reagon AGK

    19/08/2022 21:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimit të gazetares Arjana Berisha nga shoferi i autobusit “Dia Passio Tour”, pasi që u publikua një video ku ai shihej teksa përdorte telefonin derisa drejtonte autobusin.

    Siç thuhet në reagimin e AGK-së, gazetarja e Kallxo ofendohet vazhdimisht derisa ajo provon që të marr një deklaratë nga shoferi për veprimin e tij,

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për kërcënimin ndaj gazetares, Arjana Berisha të kallxo.com. Berisha është kërcënuar nga shoferi i autobusit në kompaninë “Di Passio Tour” – menjëherë pasi të njëjtit iu publikua video duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.  Në një audio-incizim të publikuar nga mediumi dëgjohet se shoferi vazhdimisht e shanë gazetaren, e cila insiston t’i marrë një qëndrim të tij në lidhje me situatën. Pavarësisht kërkesës së gazetares që të ndalojë të sharat, ai vazhdon dhe e kërcënon duke kërkuar që video mos të publikohet”, thuhet në reagim.

    “Qaj person, kush ta qet qat videon se tre familjarë i kam (nuk kuptohet) ia q* r**** në p*** (nuk kuptohet) qaj kush e qet ia kom q* r****, e le ta qet, kaloni mirë…”, dëgjohet duke thënë shoferi në audiocincizimin e ofruar nga mediumi.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ftuar organet kompetente që të marrin masat e nevojshme në lidhje me rastin.

    Artikuj të ngjashëm

    Siguria e gazetarëve vazhdon të jetë e brishtë, thotë AGK-ja

    AGK e dënon gjuhën e Donika Gërvallës ndaj mediave

    “Skandaloze për Kosovën”, Rexha i AGK-së fajëson qeverinë për krizën në lirinë e mediave

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.