Sheshet e Prishtinës janë të mbushura me qytetarë të shumtë, të cilët shpesh ndajnë mendime të ndryshme nga njëri-tjetri, për tema të caktuara, shkruan GazetaDemos.
Një qytetar është shprehur i zhgënjyer me punën e kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij qeveritar, duke potencuar se nuk po përmbushen premtimet që janë bërë gjatë fushatës elektorale.
“Kanë shpresu rinia sidomos në këtë qeverinë e re, por as këta kurgjo nuk po bojnë. Shumë kadale, të pasigurtë, qysh kanë pasë në fushat elektorale, çfarë premtimesh kanë dhanë… Duhet me i marrë model shtetet e rajonit, çka po bon Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Kroacia, çfarë masash po merr me ju ndihmu njerëzve kapak. E dijmë që buxheti i Kosovës është shumë i varfër, mirëpo deri diku”, tha ai.
Tutje, qytetari bëri të diturr se ka qenë student i babait të Albin Kurtit, për të cilin tha fjalët më të mira, për dallim nga fjalët për Kryeministrin.
“Baba i Albi Kurtit më ka dhanë vizatim teknik në vit të parë, Zaim Kurti, profesor e kom pasë në shkollë të mesme, edhe ka qenë njeri shumë i zoti, familje shumë e mirë, mirëpo qysh po shkojnë punët, nuk janë mirë. Me asnjë deri më tash s’jena të kënaqur, me qita kemi majt shpresa por as me të jo”, theksoi ai për Gazetën Demos.
I njëjti gjithashtu tha se të rinjët në Kosovë pas diplomimit nuk po arrijnë të gjejnë vende të punës, prandaj po ‘detyrohen’ që të dalin jashtë vendit.
“Në qytete tjera të zhvilluara të Evropës, gjithë këtë rini nuk e sheh në pikë të ditës tu u shëtitë, krejt janë nëpër puna. Të rinjët tonë magjistrojnë, e kryjnë fakultetin, nëse nuk kanë lidhje duhet me hi me punu kamarier, ose me dalë jashtë. Unë e kam veç një djalë, herë punon e herë jo, çdo ditë po thotë qysh me ‘dalë jashtë’. Punon diku rrogat nga 200-300 euro në privat, edhe këta herë jua vonojnë rrogat.. S’ka qaq prespektivë, jo veç fëmija jem, por në përgjithësi”, u shpreh qytetari.
Mes tjerash ai tha se çmimet aktuale në Kosovë janë shumë të shtrenjta dhe nuk janë të përshtatshme në krahasim me pagat mesatare në Kosovë.
Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni më poshtë:
Lexo edhe: