Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hoxha nga Deçani reagon për bartjen e shamisë në shkolla: Ka indikacione kryeministri Kurti vetë e ka nxitur këtë debat

    15/08/2022 20:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Imami nga Deçani, Naser Tolaj ka reaguar në lidhje me debatin e fundit në vend sa i përket bartjes së shamisë në shkolla, shkruan GazetaDemos.

    Tolaj ka kritikuar qeveritë ndër vite për mos shfuqizim të këtij udhëzimi administrativ, ndërsa disa fjalë i ka kushtuar edhe Qeverisë së tanishme, pasi sipas tij, kjo qeveri e kishte edhe premtim elektoral këtë çështje.

    “Po a nuk është vetë i pari i partisë më të madhe në vend (që sot qeverisë), që në kohë fushate edhe para saj ka deklaruar që: “unë nuk jam kundra shamisë”, e që tash po i njëjti thotë: “jo mbi mëshon 16 vjeçare”, e që që besa ka indikacione që edhe “vetë” e ka nxitur këtë debat sepse për ndryshe ka qenë shumë e lehtë me e ndryshuar Udhëzimin si ka ardhur në pushtet dhe u krye puna”, ka shkruar mes tjerash ai.

    Reagimi i plotë i tij:

    DEBATI PËR UDHËZIMIN ADMINISTRATIV TË MINISTRISË SË ARSIMIT DHE PËRPJEKJA PËR “PËRFITIME” NGA KY DEBAT!

    E para, kërkesa për shfuqizimin e këtij Udhëzimi administrativ të Ministrisë së Arsimit është bërë nga institucioni kompetent dhe i vetëm për organizimin e jetës fetare islame në Kosovë, pra nga Bashkësia Islame e Republikës se Kosovës (BIRK), qysh në momentin kur është hartuar dhe miratuar dhe është hyrë në fuqi ky akt ligjor, diskriminues për vajzat që duan të shkollohen në shkollat publike, dhe të praktikojnë një urdhër fetar islam.

    Kjo kërkesë është bërë tek çdo Qeveri që ka ardhur në vendin tonë e që ka qenë çdo herë zyrtare e publike nga ana e BIRK-ut, pra nuk është diçka e re.

    E dyta, po e vërej se ka tendenca nga shumë anë që të “përfitojnë” nga ky debat, nga grupe të ndryshme të shoqërisë tonë, qofshin ato fetare, parti politike, islamofob, ateist e tjerë.

    Përse fetarët, sepse po mundohen disa prej tyre për “bajraktarizem” (e që nuk ua mohoj edhe vullnetin e mirë që e kanë), por realisht kjo puna e bajraktarizmit na ka përcjell në çdo kohë dhe segment të jetës.

    E si dukët nuk i kanë shpëtuar as këta.

    E që me krijohet përshtypja sikur e kemi në gjen këtë bajraktarizmin, duke filluar nga rrethi i ngushtë familjarë e deri tek mendimet dhe vendimet e mëdha që i marrim për vendin tonë, a e keni parë se sa kënga fillon kush e nisi luftën ma i pari.!

    Përse partitë politiket, këtu besoj nuk ka vend shumë për koment sepse po thuaj çdo parti politike në kohë fushate mundohet që të përfitoj nga çdo kauzë që ndodhë në vendin tonë duke e përfshirë edhe çështjen e besimtarëve që të i përfitojnë votat e tyre në mënyre që të arrin në pushtet.

    Po a nuk është vetë i pari i partisë më të madhe në vend (që sot qeverisë), që në kohë fushate edhe para saj ka deklaruar që: “unë nuk jam kundra shamisë”, e që tash po i njëjti thotë: “jo mbi mëshon 16 vjeçare”, e që që besa ka indikacione që edhe “vetë” e ka nxitur këtë debat sepse për ndryshe ka qenë shumë e lehtë me e ndryshuar Udhëzimin si ka ardhur në pushtet dhe u krye puna.

    Dhe se nuk ka pasur nevojë që të bëhët fare ky debat. Por këtu dëshiron që të përfitoj nga të dyja anët e para nuk pata “qare” sepse njerëzit po e kërkojnë të drejtën e tyre për shkollim dhe se ka qenë premtim elektoral, e që ua plotëson gjëja edhe këtë kërkesë atyre të cilët e kanë votuar edhe për këtë aspekt. Ndërsa edhe atyre që janë kundër të ua bëj “qefin” sepse nuk i lejova nën moshën e “mitur” por se pasi i kanë bërë 16 vjeç dhe kur i bënë 16 vjet ke të drejtë të pajisësh edhe me letërnjoftim.

    Por mos të harrojmë se në këtë aspekt po thuajse të gjitha partitë politike kanë bërë veprime të tilla.

    Përse Islamofobët, sepse ata e kanë specialitet debatet të tilla dhe mezi presin me ju hap një derë ku e shfaqin mllefin dhe islamofobin e tyre. Të cilët nuk lënë gjë për pa shpifur dhe thënë kundra Islamit dhe myslimaneve, e duke u munduar që ta lidhin me aspektin kombëtar se gjëja po dëshirojnë të na islamizojnë, e si ta islamizojmë një popull që është mbi 95% mysliman prandaj dukeni qesharak e nga një here tragjik.

    Qesharak në argumentet e juaja, ndërsa tragjik në intelektin tuaj! E po besoj që ky grup i juaji më së shumti ju shkon të luani filma tragji-komedi.

    Përse ateistet, sepse ateistet nga vetë fjala që quhen kështu këta edhe dihet pse, e këta mundohen me “atdhe dashuri” e me laicizem dhe me Evropën me e lidh se ne jemi shqiptar, jemi evropian dhe shteti duhet të ndahet nga feja, por që realisht këta nuk janë as atdhetar e as evropian, sepse po të ishin atdhetar nuk do mundoheshin që bashkëkombësit e tyre të i lenë të pa arsimuar pse ata mendojnë ndryshe për fenë e tyre e që besa nuk janë as evropian, sepse pjesa dërmues e shteteve evropiane e lejojnë shaminë në shkollat e tyre publike.

    Dhe për fund, kjo shoqëri e jona duhet të mësohet që t’i respektoj institucionet e veta e për të cilat u bë mundë dhe sakrificë e madhe.

    Zoti qoftë me ne!

    N.T

    Artikuj të ngjashëm

    “Vazhdojmë drejtë fitoreve”, Korenica: Vajza nga qyteti i Pejës nga dita e hënë do ti kthehet procesit të mësimit

    Ishte në arrati, arrestohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Deçan

    Të dielën në Deçan organizohen homazhe për Dëshmorët dhe Martirët e Kombit

    Të Fundit

    Kurti dhe Mickoski diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Maqedoni e Veriut

    Anglia përjeton qershorin më të nxehtë ndonjëherë

    Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova në diell u shtri për t’u bërë “kafe”, por u kthye si “domate”!

    Kepa njofton largimin e tij nga Chelsea

    Sonte përballja e gjigantëve Real Madrid – Juventus

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.