Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nikaj për reduktimet në mes të verës: KEK’u është i njëjti, por Qeveria Kurti është e paaftë

    15/08/2022 13:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, në një konferencë për media ka kërkuar përgjegjësi e llogaridhënie nga Qeveria Kurti, për siç ka thënë, paaftësi të menaxhimit të krizës energjetike, duke filluar nga sot me reduktime.

    Nikaj tha se kjo situatë 6 orë me rrymë dhe 2 pa rrymë në mes të gushtit është dështim kapital i logjikës rrugë pa krye të Albin Kurtit.

    “Fatkeqësisht, në një vend me qeverisje të paaftë, depresive e të papërgjegjshme, siç është qeveria e Albin Kurtit, kjo është asgjë më pak sesa manifestim i keqmenaxhimit,  i cili, për faktin që po ndodhë tash kur nuk është dashur as të paramendohej, rrezikon të bëhet normë, atëherë kur edhe mund të presim përkeqësim të situatës me furnizim të energjisë elektrike gjatë dimrit”, tha ai.

    Sipas Nikajt, terri me të cilin po shërbehen qytetarët e Kosovës sot, është produkt i një dështimi sistematik e kardinal disa mujor të menaxhimit të KEK-ut nga ana e Qeverisë, e cila po heshtë karshi kësaj situate përkundër që secili qytetar i Kosovës po cenohet nga përditshmëria e tij për shkak të reduktimeve.

    “Korporata Energjetike e Kosovës është po e njëjta Korporatë, e cila veçmas në muajt e verës, me kapacitetet e veta prodhuese arrin të mbulojë nevojën e konsumit të energjisë, pa pasur nevojë për reduktime. Megjithatë, ja që me 15 gusht të 2022-tës, në mes të verës, qytetarët e Kosovës janë në terr. Prandaj, përgjegjës për këtë situatë, nuk janë punëtorët e KEK-ut. Përgjegjës për këtë situatë, është një faktor tjetër dhe ajo është qeveria e Kosovës, e cila me qasjen ndaj menaxhimit të KEK-ut, me qasje pa plan, pa guxim dhe pa ide se si me menaxhu sektorin energjetik, e ka pru punën që ta ringjallë nga harresa kolektive, doktrinën e reduktimit të energjisë elektrike”, theksoi Nikaj.

    Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të pafalshme që qytetarët e Kosovës të mësojnë në mbrëmje se të nesërmen nuk do të ketë energji elektrike dhe që në kushtet optimale të prodhimit të energjisë elektrike të ketë reduktime.

    “Edhe vjeshtën e vitit të kaluar, në vazhdimësi kemi paralajmëruar për sfidat e furnizimit me energji gjatë dimrit. Këto paralajmërime ranë në veshë të shurdhër të qeverisë aktuale e cila nuk ndërmori asgjë por thjeshtë, e injoroi situatën. Edhe këtë vit, ka më shumë se dy muaj që kemi paralajmëruar thellimin e krizës energjetike dhe kemi rekomanduar se çfarë veprime duhet të ndërmerren. Përsëri, Qeveria s’ka bërë asgjë, përveç që së voni ka filluar ta konfirmoj atë që e kemi thënë ne më herët – se ky dimër do të jetë edhe më i rëndë se dimri i kaluar. Edhe sot na duhet ta theksojmë se dimri po vjen dhe nëse vera po përmbyllet me terr, atëherë dimri do të na gjejë me terr, por edhe pa ngrohje dhe me çmime të larta. Dhe fajin për këtë krizë e ka vetëm Qeveria”, tha Nikaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Memli Krasniqi jep detaje për kandidatët për komuna: Agim Aliu, Shaqir Totaj, në Mitrovicë Arian Tahiri… 

    Nikaj: Nëse me datën 17 Kosova nuk bëhet anëtare të Këshillit të Evropës, ky është dështim

    Nikaj: Kryeministri Kurti nuk po mundet ta tejkalojë opozitarin Kurti

    Të Fundit

    “I kam thënë jo Borisit, jo Rishit”, Rama kritikon Britaninë në The Guardian: Po kërkon ku të hedhë emigrantët

    Melinda s’fshihet më, shkëmben puthje të nxehtë me të dashurin

    Milani ndërpret bisedimet me Leverkusenin për Granit Xhakën, mësohet arsyeja

    Ku është Khamenei?

    Koci – Kurtit: Ngulmi për Haxhiun s’është më bindje politike por kapriçio personale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.