Shkrimtari Salman Rushdie, i cili prej vitesh kërcënohet me vdekje nga islamistët, pasi shkroi “The Satanic Verses”, është sulmuar në skenë në qytetin e Nju Jorkut, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas dëshmitarëve, një burrë hyri në skenë në Institutin Chautauqua dhe filloi të godiste me thikë Rushdien teksa ai po fliste. Autori u kap nga Policia.
Aktualisht nuk dihet gjendja e shkrimtarit.
Libri i Rushdie “The Satanic Verses” është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi. Një vit më vonë, ish-lideri i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, nxori dekret duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie.
Irani ka ofruar gjithashtu mbi 3 milionë dollarë si shpërblim për këdo që vret Rushdien.