Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Linja e jetës” rrezikon të mbyllet në tetor për shkak të mungesës së fondeve

    08/08/2022 17:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me mbështetje për qytetarët për të parandaluar vetëvrasjen Qendra e thirrjeve telefonike “Linja e Jetës”, do të shkurtojë orarin për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

    Edhe pse me orar të shkurtër kjo qendër deri në tetor të këtij viti do të mund të vazhdojnë t’iu dalë në ndihmë qytetarëve me donatorin e vetëm të Ambasadës Zvicerane, pasi ajo gjermane është tërhequr nga mbështetja.

    Bind Skeja, drejtor ekzekutiv në Qendrën për informim dhe përmirësim, njëherësh themelues i “Linjës së Jetës”, tha për KosovaPress se aspekti financiar po e vështirëson punën e tyre.

    “Prej 2019 deri tash ne kemi një donator serioz, pasi disa janë tërhequr mbas një kohe sikurse Ambasada gjermane për shkak se ata nuk e financojnë një projekt më shumë se një herë. Jashtë këtyre kemi pasur aty-këtu ndonjë grant sa për ta shtyrë funksionimin tonë, por nuk ka pasur asgjë konkrete që të na mundësojë që të kryejmë punën si duhet. Për shkak të kësaj, na po rrezikohemi që sot të mbyllemi. Kemi fonde deri në tetor që kemi marrë më herët dhe nëse nuk marrim ndonjë ndihmë financiare tash ose nëse nuk marrim ndihmë financiare tash prej institucioneve, tetori është muaji i fundit deri kur mund të funksionojë Linja e jetës”, tha ai.

    Ndonëse nuk përmend shifra, Skeja thotë se numri i personave që për arsye të ndryshme kryejnë vetëvrasje është i madh, përshirë edhe ata nga komuniteti LGBTI+.

    “Statistikisht ka një numër të madh të vetëvrasjeve. I shikojmë të dhënat e policisë – ka tentime të vetëvrasjeve prej rinisë në Kosovë më shumë dhe globalisht burrat bëjnë më shumë vetëvrasje, por gratë tentojnë të bëjnë vetëvrasje më shumë. Gjithashtu komuniteti LGBTI është jashtëzakonisht i prekur nga ky fenomen. Këto gjëra i kemi parasysh përderisa hartojmë plan programin dhe përderisa hartojmë metodologjinë se si duam t’i qasemi ndonjë individi”, tha ai.

    Skeja tha se bashkëpunimi i vetëm i tyre bëhet me qytetarët, por jo edhe me policinë.
    “Jo, fatkeqësisht kemi dashur të kemi bashkëpunim me policinë, por në nivelin që aktual është e pamundur. Jemi duke provuar sa më shumë për t’u siguruar edhe përtej tetorit, por nuk jemi në pikë ku mund të japim më shumë se sa që kemi dhënë deri më tash. Edhe orari në fakt është shkurtuar për shkak të kësaj”, tha ai.

    Qendra telefonike “Linja e Jetës” në raste kur qytetarët tentojnë të bëjnë vetëvrasje, i këshillon që të vizitojnë psikologun për të komunikuar dhe kuptuar shkaqet që kanë ardhur deri te ky rast.

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.